Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Gazetari nga Presheva nuk ka thënë “Serbia i ndaloi edhe serbët që janë pjesë e FSK-së”

HIBRID

Shkroi: Festim Rizanaj

Portali informativ “Klankosova.tv” ka publikuar një artikull dje (17 prill) me pretendimin se Serbia i ndaloi edhe qytetarët serbë që janë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjatë ndalimit të autobusëve me udhëtarë kosovarë në kufijtë e Serbisë me Kroacinë dhe Hungarinë të mërkurën.

Artikulli bazohet në një deklaratë të gazetarit nga Presheva, Agon Islami, i cili foli për emisionin “Info Magazine”, lidhur me ngjarjen. 

Pas verifikimit të fakteve, është gjetur se nuk është parafrazuar saktësisht deklarata e gazetarit.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Klankosova.tv”:

https://archive.is/GjlDC


Pjesë të artikullit të publikuar në “Klankosova.tv”:

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se policia serbe në pikat kufitare me Kosovën i ka ndaluar edhe i ka marrë në pyetje edhe qytetarët serbë që janë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.


Në artikull thuhet se në mesin e të ndaluarve kosovarë në kufijtë e Serbisë me Kroacinë dhe Hungarinë, janë edhe qytetarët serbë që janë pjesë e FSK-së. Ndërsa në deklaratën e gazetarit preshevar thuhet se policia serbe në pikat kufitare me Kosovën i ka ndaluar edhe i ka marrë në pyetje edhe qytetarët serbë,  fëmijët e të cilëve kanë qenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Disa nga të ndaluarit janë edhe qytetarë të komunitetit serbë, respektivisht serbë të Kosovës,  që sipas burimeve jo zyrtare të redaksisë sonë, fëmijët e tyre kanë qenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ata janë mbajtur deri në ora 16:00 dhe të gjithë pa ndonjë arsye janë liruar me një vendim të përgjithshëm”. (shih videon)

Pra, bëhet fjalë, sipas burimeve jo zyrtare të cilave i referohet Islami, për qyterarë serbë, fëmijët e të cilëve kanë qenë pjesë e FSK-së, e jo qytetarë serbë që janë pjesë e FSK-së, siç pretendohet në artikullin e publikuar nga “KlanKosova.tv”.


Analiza:

Pretendimi se në mesin e të ndaluarve kosovarë janë edhe qytetarët serbë që janë pjesë e FSK-së nuk qëndron, për faktin se në deklaratën e gazetarit preshevar thuhet se janë ndaluar qytetarët serbë, fëmijët e të cilëve kanë qenë pjesë e FSK-së.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info pretendimin në titull e vlerëson si “gabim”.


Vlerësimi/përkufizimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin përmbajtjet informative në të cilat, gjatë procesit të përpilimit apo publikimit, paraqiten gabime duke publikuar informacion të pasaktë (sidomos kur kemi të bëjmë me informacione në shifra) ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara mirë, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere