Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Me fotografi të vjetra pretendohet rrejshëm se Policia sapo u pajis me 5000 armë të gjata

HIBRID

Shkroi: Endrit Berisha

Nëpërmjet një video-materiali me fotografi është pretenduar se në Kosovë sapo kanë arritur 5000 armë të gjata për njësinë speciale të Policisë së Kosovës.

Përmbajtja është publikuar të premten (24 maj) nga llogaria me emrin “informohusaktedhekorrekt” në TikTok.

“Qeveria e Kosovës: Sapo kanë arritur 5000 armë të gjata për njësin speciale!” dhe “Policia si ne EU” janë përshkrimet që ka përdorur në materialin ku shihen fotografi të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtorit të Policisë, Gazmend Hoxha, me armët e gjata.

Por çka nuk shkon me këtë përmbajtje?

Pas verifikimit, del se fotografitë janë të publikuara më 12 janar nga ministri Sveçla në Facebook. (shih këtu). Sveçla në postimin e tij nuk pati dhënë shifra se me sa armë të gjata është furnizuar Policia e Kosovës.


Vegëza e postimit të “informohusaktedhekorrekt” në TikTok:

https://archive.is/Y8fB2


Po ashtu materiali rezulton të jetë marrë nga llogari të tjera në TikTok, që përmbajtjen e kishin publikuar në janar, pas lajmërimit të Sveçlës. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Llogaria me emrin “informohusaktedhekorrekt” në TikTok ka publikuar me datë 24 maj një video-material me disa fotografi duke pretenduar se në Kosovë sapo kanë arritur 5000 armë të gjata për njësinë speciale të Policisë.

Pas verifikimit, del se fotografitë janë publikuar në fillim të vitit (12 janar) kur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pati njoftuar për furnizimin.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere