Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht Të fundit | Pretendohet pabazë se Kurti pritet të shpallet person non grata nga ShBA-ja… Të fundit | Tjetër sondazh i rremë mbi partitë politike për zgjedhjet e 7 qershorit Të fundit | Rishikimi i javës: Lajme të rreme për sondazhe politike dhe manipulim fakte… Të fundit | Nga sondazhet e rreme te përmbajtjet me IA - trendet e keqinformimit para z… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se “një institut francez” ka publikuar sondazh për zgj… Të fundit | Me anë të një imazhi ku Jashari shihet pranë Hamzës, pretendohet pasaktë se… Të fundit | Fushata për zgjedhjet e 7 qershorit me rreziqe të reja të keqinformimit
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se u arrestuan katër persona për flamuj provokues para ndeshjes Kosovë-Turqi

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një përmbajtje me mbishkrim që pretendon se tre serbë nga Kosova dhe një shqiptar nga Shqipëria janë arrestuar, pasi dyshohet se posedonin flamuj me mbishkrimin “Qipro është Greqi”, me qëllim që t’i shfaqnin gjatë ndeshjes së futbollit mes Kosovës dhe Turqisë.

Përmbajtja me këtë pretendim është publikuar të hënën (30 mars) në Facebook, nga llogaria me emrin “Lajme Nga Bota”.

Cila është e vërteta?

Hibrid.info gjeti se ky pretendim është i rremë.

Deri në momentin e trajtimit, publikimi në fjalë ka marrë mbi 150 reagime, afër 40 komente dhe mbi 20 shpërndarje. Nga përmbajtja e komenteve në postim, mund të vlerësohet se audienca ka mundësi ta përceptojë pretendimin si të besueshëm.


Hibrid.info ka hulumtuar me anë të “Google”, motorit të kërkimit, duke kërkuar me fjalët “arrestohen tre serb nga kosova dhe një shqiptar nga shqipria”. Rezultatet nga kërkimi i përmbajtjes që po trajtohet në këtë artikull, nuk kanë shfaqur artikuj nga burime kredibile, që do të konfirmonin pretendimin (shih këtu).

Gjithashtu, nga kërkimi në faqen zyrtare në Facebook të Policisë së Kosovës, si institucion i përmendur në këtë pretendim, nuk u gjet asnjë njoftim që vërteton saktësinë e pretendimit (shih këtu).

Ndërsa me anë të programit të automatizuar të kërkimit, “InVID”, u gjet se imazhi i përdorur në paraqitjen e këtij pretendimi është i vjetër (shih këtu).

Llogaria që ka publikuar pretendimin ka mbi 10 mijë ndjekës. Hibrid.info ka trajtuar në disa raste përmbajtjet e publikuara nga kjo llogari (shih këtu, këtu, këtu, këtu dhe këtu).


Hibrid.info edhe të martën (31 mars) ka trajtuar një përmbajtje ku pretendohej rrejshëm se po përgatitej koreografi anti-osmane në prag të ndeshjes Kosovë-Turqi (shih këtu). Përveç arrestimit të dy personave për ndezjen e fishekzjarrëve te hoteli ku po qëndronte ekipi turk, nga mediat nuk janë raportuar incidente tjera që lidheshin me këtë ndeshje (shih këtu).

Analiza:

Pretendimi se tre serbë nga Kosova dhe një shqiptar nga Shqipëria janë arrestuar për posedim të flamujve me mbishkrimin “Qipro është Greqi” me qëllim shfaqjen e tyre në ndeshjen Kosovë-Turqi nuk është i saktë.

Përmbajtja nuk mbështetet nga asnjë burim kredibil, nuk është konfirmuar nga Policia e Kosovës dhe imazhi i përdorur rezulton të jetë i vjetër.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Lajm i Rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere