Të fundit | Radoiçiq nuk tha se Thaçi dhe Haradinaj i premtuan “kulla e qytete” Të fundit | Përdorimi i imazheve me IA për të paraqitur ngjarje reale dhe dilemat etike… Të fundit | Me anë të një balline gazete të gjeneruar nga IA, pretendohet rrejshëm se A… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish…
[ ARTIKULLI ]

Fotografia e vjetër e publikuar nga Grenell paraqitet si lajm aktual

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një video-material me pretendimin se Richard Grenell, i dërguar special i presidentit Donald Trump, ka publikuar në instagram një fotografi të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, ish-krerëve institucional të vendit.

Ky pretendim është publikuar dje (2 shkurt) në TikTok nga një llogari me emrin “newsilir”.

A është i vërtetë pretendimi?

Hibrid.info ka gjetur se pretendimi është i saktë, por lajmi për publikim e kësaj fotografie nga Grenell, nuk është aktual.

Hibrid.info ka hulumtuar në llogarinë e Grenell në Instagram dhe nuk ka gjetur ndonjë postim të fundit, ashtu siç është pretenduar.

Kërkimet e hibrid.info kanë gjetur se fotografia e ilustruar në këtë përmbajtje, është publikuar nga Grenell, më 23 qershor të vitit 2023.

Pse mund të lexohet si aktual ky pretendim?

Në fotografi mungon koha e publikimit të këtij postimi.

Gjithashtu, vërehet se edhe mbishkrimi që paraqet lajmin, është shkruar në kohën e tashme të mënyrës dëftore, të cilat zakonisht përdoren në gjuhën e gazetarisë informative.

Ndërsa, në të njëjtin video janë përmendur edhe shkrimi i Grenell në llogarinë e tij, i publikuar mw 30 janar, 2025, në platformën “X” (ish-Twitter), ku tregon se ka dëshmuar përpara jurisë së Jack Smith, ish-kryeprokurorit të Hagës dhe gjithashtu theksohet edhe angazhimi i Grenell, që arriti lirimin e gjashtë të burgosurve amerikanë në Venezuela (1 shkurt, 2025) (shih këtu).

Të dy këto ngjarje të ndodhura së fundmi, janë renditur në strukturë ta lajmit, pas temës për publikimin e fotografisë së Grenell.

Në bazë të strukturës së lajmit në Gazetari, ku baza e lajmit shkon në krye e ato me pak peshë në fund të lajmi, mund të vlerësohet se lajmi për publikimin e këtij imazhi nga Grenell, mund të lexohet si aktual.


Analiza:

Pretendimi për publikimin e fotografisë së Richard Grenell, ku shfaqen Thaçi e Veseli, është i saktë.

Por, Grenell ka publikuar imazhin në llogarinë e tij në Instagram në vitin 2023. Hibrid.info ka vlerësuar se me anë të këtij publikim, ka pasur përpjekje që postimi i Grenell në Instagram, të paraqitet si aktual.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere