[email protected]
Nuk ka ndryshim moshe për pensionim
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “specialja.com” sot (1 shtator) ka publikuar një artikull me titull “Ka Ndryshuar Mosha E Pensionit : Ja Sa Vjeç Do Te DaIin Tani Burrat Dhe Grate”.

Nga kontrolli i fakteve i kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky lajm është i vjetër, i cili u publikua në janar të vitit 2020 dhe ka të bëjë me pensionistët e Shqipërisë.


Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “Specialja.com”:

Rritet mosha e daljes në pension për gratë. Në përputhje me ligjin e ri të sigurimeve shoqërore, nga 1 janari, që një grua të fitojë të drejtën e pensionit të pleqërisë, ajo duhet të ketë mbushur moshën 61 vj eç.

Kjo përbën një rritje me një vit, pasi deri më 31 dhjetor gratë e përfitonin pensionin në moshën 60-vj eçare. Kjo rritje parashikohet nga reforma e pensioneve, që është miratuar në vitin 2015.

Reforma cakton një rritje graduale të moshës së pensionit, si për burrat, ashtu edhe për gratë. Por për këto të fundit shpejtësia e rritjes do të jetë më e madhe. Për burrat këtë vit nuk parashikohet rritje e moshës për të përfituar pension, kështu që ata do ta përfitojnë atë në moshën 65 vjeç, si më parë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “Specialja.com”:

https://specialja.com/news/2022/09/01/ka-ndryshuar-mosha-e-pensionit-ja-sa-vjec-do-te-daiin-tani-burrat-dhe-grate/?fbclid=IwAR14aHFPRm03LRBS1ObMZ2e8t2sRsX1ecXlWMon6nUyj4Q-tyVZTGlte3d8

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Specialja”, e cila numëron mbi 80 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë se teksti i publikuar në portalin e dyshimtë “Specialja.com” është marrë nga përshkrimi i një storie në Youtube e publikuar nga televizoni i Shqipërisë “Report TV” me datë 2 janar 2020. (shih këtu)


Kjo nuk është hera e parë që ky artikull publikohet si aktual nga portale të dyshimta. I njëjti ishte publikuar edhe në tetor të vitit 2021 nga portali i dyshimtë “newstoday74.com”, e që gjithashtu është verifikuar nga hibrid.info. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull të vjetër të vitit 2020, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual.

Lajmi ka të bëjë me pensionistët në Shqipëri, dhe duke e ditur se ky portal i dyshimtë shumicën e lajmeve i ka për Kosovën, atëherë shumë lehtë mund të dezinformohen lexuesit duke menduar se artikulli është aktual dhe ka të bëjë me pensionistët kosovarë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others