Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Mediat publikojnë artikull të pjesshëm

HIBRID

Artikulli me titull “Fauci paralajmëron pandemi tjetër” është shpërndarë në shumë media kosovare.

Publikimi i këtij lajmi është bërë fillimisht në Koha.net. Mirëpo, në përmbajtje të tekstit nuk gjendet fare pjesa ku epidemiologu amerikan, paralajmëron për ardhjen e një pandemie të re. Siç duket, në këtë publikim është paraqitur vetëm pjesa e parë e intervistës së Fauc-it për “Der Spiegel”, ndërsa paralajmërimi për ardhjen e një pandemie të re është në vazhdimin e artikullit që është i qasshëm vetëm me parapagim të versionit online të gazetës Koha Ditore.

Këtë artikull të pjesshëm e kanë publikuar edhe shumë portale tjera, duke i lënë të mangëta informatat që plotësojnë përmbajtjen e titullit. Kjo ka bërë që titulli të mos korrespondojë me brendësinë e artikullit të shpërndarë.  


Vegëzat e artikullit të publikuar në disa media:

Fauci paralajmëron pandemi tjetër

https://shenja.tv/fauci-paralajmeron-pandemi-tjeter/

Analizë:

Pas një analize të bërë nga hibrid.info, shihet se mediat e kanë publikuar këtë artikull të pjesshëm, duke mos iu referuar portalit Koha.net. Një praktikë e tillë është duke u përdorur viteve të fundit nga mediat online në Kosovë, të cilat i shpërndajnë artikuj të pjesshëm të gazetës Koha Ditore dhe duke i lënë të cunguara informacionet. Shumica prej këtyre shpërndarjeve, nuk përmbajnë vegëzen e koha.net, atje ku lexuesit mund ta gjejnë artikullin e plotë, duke u bërë parapagues të Kohës Ditore. Duke qenë se artikulli i shpërndarë nga mediat tjera (përjashtuar koh.net), është i pjesshëm dhe nuk përmban fakte që argumentojnë titullin, atëherë ai mund të kategorizohet si “Përmbajtje e pa verifikuar”, pasi që shumica prej këtyre mediave nuk e kanë verifikuar titullin, që do të mund të bëhej përmes kërkimit në publikimet online, apo edhe nga vet gazeta gjermane “Der Spiegel”.


Arsyetimi:

Përmbajtje e pa verifikuar – Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere