Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Mediat publikuan të dhëna të paverifikuara për viktimën në incidentin në Duseldorf

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Raportimi në disa media online në Kosovë më 28 dhe 29 prill për një vrasje të ndodhur në Duseldorf të Gjermanisë, ku dyshohet se të përfshirë ishin një shqiptar i Kosovës (i dyshuari për vrasje) dhe një person me nënshtetësi serbe (viktima e dyshuar), kanë publikuar të dhëna të paverifikuara për ngjarjen.

Këta artikuj u publikuan nga portalet “Indeksonline.net”, “Botasot.info” dhe “Epokaere.com”.

Çka raportuan këto portale?

Në artikujt e tyre, portalet në fjalë vendosën një fotografi dhe të dhëna të një personi me anë të së cilave pretendohej se ai është viktima dhe se i njëjti quhet Aleksandar Stefanovic.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet “Indeksonline.net”, “Epokaere.com” dhe “Botasot.info”:

https://archive.is/TMs31#selection-1203.0-1203.109

https://archive.is/Wu2q2

https://archive.is/DySXP


Çka gjeti Hibrid.info?

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, Hibrid.info ka arritur të konstatojë se personi i apostrofuar nuk është viktima. Kjo pasi platforma jonë ka arritur të gjejë një video-material të publikuar nga Aleksandar Stefanovic, ku ai demanton raportimet.

Ai përmes llogarisë së tij personale në Facebook, ka sqaruar se është gjallë dhe se bëhet fjalë për një person tjetër që mbeti i vrarë, mik i tij, me emrin Aleksandar. (shih këtu)


Çka u raportua në mediat gjermane?

Në mediumin gjerman “Welt.de” sqarohet se personi i vrarë njihej si reper me nofkën “AleksM”. (shih këtu)

“Sipas gjetjeve të deritanishme, në restorant ka pasur një mosmarrëveshje të dielën mbrëma mes të dyshuarit dhe viktimës, i cili sipas informacioneve të WELT njihet edhe si reperi ‘Aleks M’. Në mesin e viteve 2010 ai publikoi këngë së bashku me të mëdhenjtë gjermanë të repit si Kollegah dhe Sun Diego”, shkruan Welt.de.


Analiza:

Disa portale online në Kosovë kanë raportuar për një vrasje të ndodhur ditë më parë në Gjermani, por që në artikuj kanë vendosur të dhëna të një personi tjetër, me pretendimin se ai është personi që humbi jetën.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këta artikuj si “Përmbajtje e pavarifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere