[email protected]
Mediat serbe shpërndajnë lajm të rremë se Vuçiq do ta vizitojë Kosovën
shape
shape
shape

Mediat serbe kanë publikuar të mërkurën (26 gusht) një artikull, në të cilin thuhet se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq,  të enjten do ta nisë vizitën e tij në Kosovë, konkretisht në Liqenin e Ujmanit. Por, këtë informacion e ka quajtur si të pasaktë mediumi serb B92.net.

Në argumentimin e B92 thuhet se mediat kanë manipuluar me një lajm të vitit 2018, saktësisht të muajit shtator atëherë kur, në të vërtetë, presidenti serb vizitoi Kosovë.


Pjesë të shkrimit të B92:

Netačna informacija u medijima: Vučić ne ide na Gazivode

Informacija da predsednik Srbije Aleksandar Vučić sutra ide na jezero Gazivode nije tačna, potvrđeno je za B92.net.

Radi se zapravo o vesti iz septembra 2018. godine, nastaloj u vreme povećane napetosti u južnoj srpskoj pokrajini.

“Informacion i pasaktë në media: Vuçiq nuk shkon në Ujman

Informacioni se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të udhëtojë nesër në liqenin e Ujmanit nuk është i saktë, ka vërtetuar B92. Bëhet fjalë për një lajm të shtatorit të vitit 2018, në kohën kur kishte nxitur tensione në pjesët jugore të Kosovës”.


Përveç portalit Nova.rs, këtë lajm e ka publikuar edhe medium rus në gjuhën serbe, Sputnik. Siç thuhet në këtë artikull, Vuçiq kishte deklaruar se ditët e kaluara kanë qenë jashtëzakonisht të vështira dhe se presionet kanë rënë në 72 orët e fundit.

Mirëpo, përpjekjet e hibrid.info për të gjetur shpërndarjen e këtij lajmi, kanë rezultuar pa sukses, pasi që të gjitha mediat serbe, duke se e kanë fshirë atë.


Analizë:

Në bazë të analizës së fakteve të kontrolluara, del që ky artikull të cilësohet si lajm i rremë, dezinformatë, shpërndarje e lajmeve të rreme dhe clickbait.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Transmetimi i lajmeve të rreme – Ky vlerësim u jepet raporteve të mediave në të cilat transmetohet përmbajtja origjinale e një mediumi tjetër, i cili përmban një lajm të rremë. Vlerësimi jepet vetëm për transmetimin e përmbajtjes që kategorizohet si lajm i rremë.

Clickbait – ”Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others