Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Inskenohet lojë shpërblyese duke e keqpërdorur imazhin e Leonora Jakupit

FATBARDH DEMA

Një faqe në median sociale Facebook me emrin “????????????ήό????????????ј????Ҝ????????????” ka publikuar një video-material të gjatë mbi 5 orë, duke pretenduar se kjo artiste, përmes një video-paraqitje të drejtpërdrejtë, po e paralajmëron një shpërblim për audiencën.

Në përshkrimin e këtij materiali shkruan “Përshëndetje ju bekoj te gjitheve!! 150 personat e parë që thonë (Përshëndetje), do t’u jap 10,000 € dhe jam i vërtetë, Që tani e tutje”.

Hibrid.info ka verifikuar këtë video-material, i cili është vërtetuar se është i vjetër, i vitit 2019 dhe nuk ka të bëjë me asnjë lojë shpërblyese, siç pretendohet.

Në këtë video material, këngëtarja nga Kosova, Leonora Jakupi, flet me komentuesit në një paraqitje të drejtpërdrejtë përmes llogarisë së saj personale në Facebook, ku sqaron se tashmë llogaria e saj do të mirëmbahet nga vetë ajo.


Video-materiali i publikuar më 4 nëntor 2023 në Facebook nga faqja me emrin “????????????ήό????????????ј????Ҝ????????????”:

https://www.facebook.com/100091575532780/videos/925051765644506/


Pas hulumtimit të kryer në mediat sociale, hibrid.info ka arritur të gjejë këtë video-material të realizuar nga Leonora Jakupi, e publikuar në llogarinë e saj personale në Facebook, me datë 4 nëntor 2019, e cila zgjatë 4 minuta e 23 sekonda. (shih këtu)


Në video-materialin e publikuar nga faqja “????????????ήό????????????ј????Ҝ????????????”, përveç imazheve të këngëtares, në anën tjetër të këtij materiali shihen edhe disa kartëmonedha, e që autori i këtij materiali mundohet t’i paraqesë këto dy video si të njëjtës ngjarje.

Hibrid.info ka arritur të gjejë video-materialin e njëjtë që shfaqen këto kartëmonedha.

Video-materiali është gjetur i publikuar në Facebok me datën 18 korrik 2018 nga një llogari në gjuhën arabe. (shih këtu)


Vlen të ceket se kjo faqe në Facebook me emrin “????????????ήό????????????ј????Ҝ????????????” aktualisht numëron vetëm 948 ndjekës (këtu), por në këtë video material ka arritur të grumbullojë mbi 80 mijë shikime dhe mbi 6 mijë komente. (shih këtu)


Analiza:

Një faqe në Facebook me emrin “????????????ήό????????????ј????Ҝ????????????” ka publikuar një video të këngëtares Leonora Jakupi me pretendimin ta paraqesë atë si thirrje për një aktivitet shpërblyes.

Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura dhe ka vërtetuar se video e artistes së lartcekur është e vitit 2019 në të cilën ajo kishte biseduar me komentuesit në një paraqitje të drejtpërdrejtë përmes Facebook, duke sqaruar se tashmë ajo personalisht do ta mirëmbajë llogarinë e saj personale në këtë media sociale.

Ndërsa video-materiali tjetër që paraqet disa kartëmonedha euro, është gjetur i publikuar në Facebook më 18 korrik 2018.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë video-material të publikuar nga faqja “????????????ήό????????????ј????Ҝ????????????”, si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere