Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Mediat shpërndajnë parashikime të pabazuara rreth të ardhmes së COVID-19 dhe viruseve tjera

HIBRID

Mediat në Kosovë kanë publikuar dhe shpërndarë një teori konspirative rreth të ardhmes së virusit gjatë këtij viti.

Këtë teori konspirative e kanë të bazuar në një deklaratë të të ashtuquajturit mjek popullor, Hysri Beqani i njohur si “Burdushi”.

Disa media online e kanë shpërndarë këtë “prognozë” të pabazuar të Burdushit, të cilën siç duket ky i fundit e ka thënë për televizionin Klan Kosova, në emisionin e mengjesit “Ora 7”.

Në titullin e këtij artikulli shkruan se si Burdushi ka parashikuar se vendi ynë por edhe bota do të përballen me rrezikun e dy viruseve tjera, përveç COVID-19, por pa e argumentuar.

Përmbajtja e artikullit:

Paralajmërimi i Burdushit: Në këtë vit bota përballet edhe me dy viruse tjera

Më 13 mars bëhen një vit kur u shënuan rastet e para me Covid-19 në Kosovë.

Nga ajo kohë e deri sot më tepër se 1 mijë persona kanë vdekur, ndërsa vendi vazhdon të përballet me pademinë. Hysri Beqani i njohur si Burdushi thotë se vendi do të vazhdon të përballet me pandeminë, por sipas tij do të shpëtojmë. “Do të kemi qasje edhe dy deri tre vite, por besoj se do të shpëtojmë”, tha Burdushi në Klan Kosova. Ai paralajmëroi se në vitin 2030 bota do të përballet edhe me dy viruse tjera. “Do të përballemi, 2030 do të ketë edhe dy viruse tjera”, ka thënë ai.

Vegëzat e artikullit të publikuar nga disa media online të Kosovës:

https://gazetablic.com/paralajmerimi-i-burdushit-ne-kete-vit-bota-perballet-edhe-me-dy-viruse-tjera/?fbclid=IwAR2RAosw1gzWHLhLbrQsXoinLV9m968vJSZLrXev5FqIyu2NJfLQDzsyMig
https://infokosova.net/paralajmerimi-i-burdushit-ne-kete-vit-bota-perballet-edhe-me-dy-viruse-tjera/

Analiza:

Ky artikull prezanton një mendim të një mjeku popullor i cili bënë parashikime përmes metodave besëtyte, të cilat nuk janë të bazuar në asnjë fakt. Deri më tani, jo vetëm në Kosovë, por edhe në shumë vende të botës, kryesisht ato të lindjes, janë shpërndarë shumë pretendime të tilla të bazuara në besëtytni dhe mjekësi alternative, të cilat janë mohuar nga shkenca dhe platformat për kontroll të fakteve, duke qenë se, të njëjtat përhapin lajme të paverifikuara dhe të pa bazuara dhe dezinformojnë lexuesit. Bazuar në metodologjinë e hulumtimit të hibrid.info, ky lajm apo artikull vlerësohet si “teori konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere