Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Përmes titullit pretendohet rrejshëm se Kurti ka deklaruar që marrëveshja me Serbinë do të firmoset më 27 shkurt

HIBRID

Portali informativ “ntv.al” ka publikuar dje (20 shkurt) një artikull me titullin “Firmoset më 27 shkurt/ Kurti për marrëveshjen me Serbinë”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet se në bazë të këtij titulli, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar se marrëveshja me Serbinë do të nënshkruhet me 27 shkurt.

Në përmbajtje të këtij artikulli kuptohet se kryeministri Kurti ka shprehur gatishmëri për nënshkrim të marrëveshjes në të ardhmen e afërt.

Nisur nga rëndësia e titullit në strukturën e një artikulli (këtu), shpërputhja e informacionit që jipet në titull me atë që tregohet në përmbajtje, në këtë rast mund të kuptohet si tendencë manipulimi për lexuesit, të cilët mund ta marrin informacionin e paraqitur në titull si të mirëqenë.


Vegëza e artikullit të publikuar nga “ntv.al”:


Deklaratat e Kurtit nga artikulli i “ntv.al”:

“Nëse na thërrasin për nënshkrim të marrëveshjes padyshim që do shkoj. Unë jam treguar konstruktiv dhe i përkushtuar edhe atëherë kur na kanë thirrur në Bruksel e raundi i bisedimeve nuk mund të thuhet që ka qenë i suksesshëm” – deklaroi Kurti, edhe pse vetë në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje thoshte se Marrëveshja e arritur në Bruksel është rezultati më i madh diplomatik i Kosovës.

“Unë këtë e bëj për BE-në, por e bëj edhe për shkak se duhet të kemi marrëdhënie normale me Serbinë. Sa për mua, këto do të normalizoheshin qysh në vitin e kaluar, por nëse nuk është bërë në shkurtin dhe marsin e vitit 2023, e mund të bëhet në shkurtin dhe marsin e vitit 2024, pse jo” –  është shprehur Kurti para gazetarëve.


Hibrid.info ka hulumtuar edhe për artikuj nga mediat e tjera në gjuhën shqipe të cilat vërtetojnë deklarimin e Kurtit, ku tregohet gadishmëria dhe shpresa e tij për nënshkrim të marrëveshjes sa më shpejt (shih këtu dhe këtu).


Ndërkaq nga hulumtimi më i thellë i hibrid.info është gjetur një prononcim i zëdhënësit të Komisionit Evropian (KE), Peter Stano, i cili për Agjencinë serbe të lajmeve “Beta”, ka deklaruar se nuk pritet raund i ri i bisedimeve në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjë e cila tregon se nuk pritet nënshkrimi i marrëveshjes në datën e pretenduar në titullin e artikullit të portalit “ntv.al” (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi në titullin e një artikulli të publikuar nga “ntv.al”, se kryeministri Kurti është shprehur se marrëveshja me Serbinë do të nënshkruhet me 27 shkurt, nuk është i qëndrueshëm.

Në përmbajtje të këtij artikulli bëhet e qartë se ai është shprehur i gatshëm për nënshkrim të marrëveshjes. Deklarata e Kurtit është vërtetuar edhe nga raportimet e mediave tjera.

Po ashtu edhe deklarata e zëdhënësit të KE-së, Peter Stano, i cili ka përjashtuar mundësinë për raund të ri të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, hedh poshtë pretendimin e publikuar në titull.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere