[email protected]
Titulli “Parlamenti Evropian voton liberalizimin e vizave për Kosovën” është i pasaktë
shape
shape
shape

Portale të dyshimta kanë publikuar një artikull me titull “URIME KOSOVË: Parlamenti Evropian voton liberalizimin e vizave për Kosovën”.

Hibrid.info pas kontrollimit të fakteve, ka vërtetuar se ky titull është i rremë, pasi i njëjti nuk përputhet me përmbajtjen në tekst.

Lajmi është i vjetër, i cili u publikua më 25 mars të këtij viti, atëherë kur Parlamenti Evropian me shumicë dërrmuese e kishte mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në portalet e dyshimta në gjuhën shqipe si “abandoned-news.com” dhe “breakingnews48h.com”:

Parlamenti Evropian me shumicë dërrmuese mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Raportuesja për Kosovën në këtë institucion, Viola Von Cramon ka bërë të ditur se liberalizimin e vizave për Kosovën e kanë mbështetur 472 eurodeputetë.

“Në votimin plenar për raportin për Kosovën në Parlamentin Evropian, shumica dërrmuese mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe kërkon nga Këshilli i BE-së që të veprojë. 472 pro, 165 kundër dhe 41 abstenime”, ka shkruar Von Cramon.

Vegëza e artikullit të publikuar në “abandoned-news.com” dhe “breakingnews48h.com”:

https://abandoned-news.com/auh/2021/06/27/urime-kosove-parlamenti-evropian-voton-liberalizimin-e-vizave-per-kosoven/?fbclid=IwAR1NRv9FcbwN-iclSJAZqvSQOXlt7Bhxi5udi5bxvdjPcpL-TUdoBIDxzQ4
https://abandoned-news.com/auh/2021/06/27/urime-kosove-parlamenti-evropian-voton-liberalizimin-e-vizave-per-kosoven/?fbclid=IwAR1NRv9FcbwN-iclSJAZqvSQOXlt7Bhxi5udi5bxvdjPcpL-TUdoBIDxzQ4
https://breakingnews48h.com/?p=2589&fbclid=IwAR3AZz7Djc1X0R-lFnlPrKUVig9gFRxGsCdQA0X44F5kXJg89omJkNW2JF4
https://breakingnews48h.com/?p=2589&fbclid=IwAR3AZz7Djc1X0R-lFnlPrKUVig9gFRxGsCdQA0X44F5kXJg89omJkNW2JF4

Raportuesja për Kosovën në këtë institucion, Viola Von Cramon përmes profilit të saj zyrtar në Twitter kishte bërë të ditur se liberalizimin e vizave për Kosovën e kanë mbështetur 472 eurodeputetë.

Vegëza e postimit të Von Cramon në “Twitter”:

Më poshtë mund të gjeni artikullin e publikuar në kohë reale nga disa media online në Kosovë.

https://kosovapress.com/pe-me-shumice-votash-mbeshtet-liberalizimin-e-vizave-per-kosoven/

https://gazetablic.com/archive2021/parlamenti-evropian-me-shumice-derrmuese-mbeshtet-liberalizimin-e-vizave-per-kosoven/

Analiza:

Portalet e dyshimtë “abandoned-news.com” dhe “breakingnews48h.com” kanë publikuar një lajm të vjetër me pretendimin ta paraqesin atë si aktual. Të njëjtit i është vënë titull i rremë që gjoja Parlamenti Evropian (PE) ka votuar për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ndërsa lajmi i vërtetë është që në mars të këtij viti, Parlamenti Evropian vetëm e kishte mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën. Pra, PE nuk është organ që vendos për liberalizim të vizave. Përgjegjës për këtë vendim është Këshilli Evropian, si nivel vendimmarrës.

Ky artikull me titull të rremë është shpërndarë edhe në Facebook, nga faqet “Gazeta Aktive” dhe “Gazeta Arbëria”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others