Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Foto-montazhi nuk është publikuar nga Time: Mediat bien pre e këtij mashtrimi

HIBRID

Disa portale në gjuhën shqipe kanë publikuar një artikull me pretendimin se revista amerikane “Time” në kopertinën e saj ka vendosur një foto-montazh duke e bashkuar fotografinë e presidentit rus Vladimir Putin me atë të Adolf Hitlerit, me mbishtrimin “Rikthimi i historisë”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, ku është vërtetuar se revista “Time” nuk e ka publikuar një kopertinë të tillë dhe se kjo është vetëm një vepër arti e realizuar nga personi me emër “Patrick Mulder”.

Portalet si “Top-channel.tv” dhe “Gazetashqiptare.al” kanë rënë pre e kësaj fotografie të cilën e kanë publikuar si të mirëqenë. (shih këtu dhe këtu)


Në pjesën e fundit të kësaj kopertine shihet emri i personit që ka realizuar këtë foto-montazhë. Hibrid.info ka arritur të gjejë profilin e tij në Twitter, ku i cili ka postuar këtë vepër duke e bërë të ditur se ky është një ripërpunim që ai e ka bërë në kopertinën e revistës Time. (shih këtu)

“Ky është edicioni i dytë i një ripërpunimi që kam bërë në kopertinën e revistës TIME të këtij muaji. Ndjeva se zgjedhja zyrtare ishte disi e pafrymëzuar”, thuhet në mbishkrimin e kësaj fotogafie.


Gjatë hulumtimit përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, hibrid.info ka arritur të gjejë kopertinën reale të revistës “Time”, e cila shfaqë tjetër fotografi ilustruese, ku shihet një tankë me disa ushtarë. (shih këtu)


Analiza:

Disa portale në gjuhën shqipe kanë rënë pre e një foto-montazhe, të cilat e kanë publikuar atë me pretendimin se revista amerikane “Time” në kopertinën e saj ka bashkuar fotografinë e presidentit rus Vladimir Putin me atë të Adolf Hitlerit.

Pas verifikimit nga hibrid.info është vërtetuar se kjo nuk është e vërtetë dhe e njëjta është një vepër arti e realizuar nga një person me emër Patrick Mulder, e që gjithashtu emri i tij është në fund të kësaj kopertine.

Ky person të njëjtën foto-montazhë e ka publikuar në profilin e tij në Twitter me mbishkrimin se kjo është një ripërpunim i tij që e ka bërë në kopertinën e revistës TIME të këtij muaji.

Hibrid.info ka arritur të gjejë kopertinën autentike të publikuar nga revista Time, e cila në fotografinë ilustruese ka një tankë me disa ushtarë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar artikullin e publikuar në portalet shqiptare si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere