Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

“Menaxhimi digjital i radhëve” paraqitet si nismë e re nga Komuna e Prishtinës

FATBARDH DEMA

Komuna e Prishtinës në faqen e saj zyrtare në Facebook, me datë 6 korrik kishte njoftuar për fillimin e  menaxhimit digjital të radhëve në Qendrën për Shërbim me Qytetarë.

Megjithatë, pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se këtë shërbim komuna e Prishtinës e kishte ofruar për qytetarë vite më parë.

Në këtë njoftim, Komuna e Prishtinës thotë që “Drejtoria e Administratës, në kuadër të reformave administrative, ka filluar me projektin për menaxhimin digjital të radhëve në Qendrën për Shërbim me Qytetarë (QSHQ)”. Por, në asnjë rast nuk përmendet fakti që një shërbim i tillë ka qenë i qasshëm për përdorim edhe më herët.


Vegëza e njoftimit të “Komunës së Prishtinës” në Facebook:

https://www.facebook.com/KryeqytetiPrishtine/posts/pfbid02hnLs6iCvmtGqSVZ35s52N7afPz9Vw2vC9DQLnqA3TnzG68FdCnkyvGTioczXDyEXl


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë një artikull të publikuar jo më herët se në vitin 2018, të publikuar në portalin “Koha.net”. Në këtë artikull trajtohet problemi për radhët e gjata të pritjes në komunë.

Megjithatë, në fotografinë e këtij artikulli të vitit 2018 shihet aparati për menaxhimin digjital të radhëve. (shih këtu)


Përveç këtij artikulli, hibrid.info ka arritur të gjejë edhe një storje të publikuar në “EkonomiaOnline.net” të vitit 2020, në pamjet e së cilës shfaqet një monitor me numra të cilët merren në këtë pajisje, si dhe numrat e sporteleve. (shih këtu nga minuta 1:30)


Ndërsa në minutën 1:17 shihet një pajisje e ngjashme që shërben për menaxhimin digjital të radhëve, në ambientet e Komunës së Prishtinës. (shih këtu nga minuta 1:17)


Monitor i ngjashëm me numrat që merren në pajisjen për menaxhim digjital të radhëve, është postuar edhe në njoftimin e 6 korrikut 2023 nga Komuna e Prishtinës. (shih këtu)


Analiza:

Duke u bazuar në faktet e mësipërme, hibrid.info ka vërtetuar se një shërbim i tillë për qytetarët në Komunën e Prishtinës ka ekzistuar edhe më herët.

Edhe pse ky institucion, përmes këtij njoftimi pretendon se Drejtoria a Administratës ka filluar implementimin e këtij projekti, nuk bëhet e qartë se i njëjti ka qenë në përdorim edhe gjatë viteve të kaluara në Komunën e Prishtinës në dikastere apo departamente të tjera.

Përveç kësaj, në titullin e këtij njoftimi thuhet “Fillon menaxhimi digjital i radhëve në Qendrën për Shërbim me Qytetarë”, duke lënë të kuptohet si nismë të re brenda këtij institucioni.

Bazuar në metodologjinë e punës hibrid.info e vlerëson këtë njoftim të Komunës së Prishtinës si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere