Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Turqia i ka dhuruar Kosovës tanke dhe raketa

FATBARDH DEMA

Një llogari në TikTok ka publikuar një video-material me pretendimin se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, po e armatosë Kosovën me pajisje moderne të fuqishme.

Në këtë video material shihen pamje të disa tankeve, përmes së cilave pretendohet se këto pajisje dhe disa raketa tashmë kanë mbërritur në Kosovë.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se pamjet e tankeve të paraqitura në material janë të ushtrisë amerikane, e cila në muajin tetor kishte përfunduar një operacion në Lituani.


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “vajza_malsoreketu”:

https://www.tiktok.com/@vajza_malsoreketu/video/7299541050949913888?_r=1&_t=8hXvBjtLNsk

Pretendim të ngjashëm për ardhjen e këtyre pajisjeve ushtarake në Kosovë, ka bërë edhe llogaria tjetër në TikTok “mtrks25”. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është gjetur video-materiali i njëjtë i publikuar në Youtube nga kanali “U.S. Military District” me datë 1 nëntor. (shih këtu)

Pjesë nga përshkrimi i kësaj video, i përkthyer në shqip:

Paladin Howitzer i SHBA kryen operacione në Lituani

Ushtarët e Ushtrisë Amerikane të caktuar në Baterinë Bravo, Batalionin e Parë, Regjimentin e 9-të të Artilerisë në Fushë, Ekipin Luftarak të Brigadës së Blinduar të 2-të, Divizionin e 3-të të Këmbësorisë, kryejnë zjarr të drejtpërdrejtë dhe mirëmbajtjen e motopolinës me M109A7 Howitzers Paladin gjatë një stërvitjeje me tavolinë artilerie në Pabradect25, O. 26, 2023.


Analiza:

Disa faqe në TikTok kanë publikuar një video-material në të cilat paraqiten disa tanke të ushtrisë amerikane gjatë një operacioni në Lituani, duke pretenduar se të njëjtat kanë mbërritur në Kosovë si dhuratë nga Turqia.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere