Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Mesazh mashtrues në Whatsapp për mundësi pune

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Pretendohet për një mundësi pune me kohë të pjesshme nga 1-2 orë me pagë ditore prej 100 – 1000 euro, nga projekti Berkshire Hathaway XU Group.

Kjo është përmbajtja në gjuhën shqipe, që u është dërguar qytetarëve me anë të një mesazhi në aplikacionin “Whatsapp”.

Cila është e vërteta?

Gjetjet e hibrid.info tregojnë se mundësia e pretenduar nuk ekziston.


Mesazhi i dërguar nga numri me prefiksin + 95:


Çka gjeti hibrid.info?

Në një mesazh që e ka hasur hibrid.info, numri që ka dërguar këtë mesazh në telefon, ka prefiksin +95, që përdoret në shtetin e Mijanmarit (Birmanisë) (shih këtu). Ky numër ka përcjellur mesazhin e një numri tjetër, që ka prefiksin e SHBA-së (shih këtu). Në këto numra në “Whatsapp” mungojnë të dhënat e identitetit të personit apo institucionit që përdorin ato.

Mesazhi nuk e bën të qartë profesionin, që kërkohet për punësim. Hibrid.info ka hulumtuar me anë të makinave të kërkimit, për “Berkshire Hathaway XU Group”, emri i së cilës figuron në përmbajtjen e këtij mesazhi.

Në Google, tregohet për një kompani të sigurimeve, me emrin “Berkshire Hathaway”, të cilës në referimet zyrtare, i mungon togfjalëshi “XU Group”  (shih këtu).

Kompania në fjalë në vitin 2022, kishte reaguar ndaj mashtrimeve në emër të saj, të realizuara në forma të ngjashme, ku emri i kësaj kompanie ishte paraqitur gabimisht (shih këtu). Kjo e bën edhe më të dyshimtë përmbajtjen në fjalë.


Analiza:

Pretendimi me anë të një mesazhi, për një mundësi pune me kohë të pjesshme, është mashtrim.

Mesazhi në gjuhën shqipe është dërguar nga prefiksi i shtetit të Mijanmarit, nuk e bën të qartë profesionin e kërkuar dhe ka manipuluar me emrin zyrtar të kompanisë që pretendon se ofron këtë mundësi.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere