Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Miratimi i masave të reja anti-Covid nuk ndërlidhet me Kosovën

HIBRID

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Miratohen masat e reja Anti-COVID, deputetët kundër kryeministrit”, dhe në fotografi ka vendosur një imazh ku shihet një pjesë e sheshit kryesor të Prishtinës.

Me këtë fotografi të vendosur, portali “kosova-sot.info” ka lënë të kuptohet se miratimi i masave të reja ka të bëjë me Kosovën.

Por, pas kontrollit të fakteve nga hibrid.info, në përmbajtje bëhet e ditur se miratimi i masave anti-Covid ka të bëjë me Mbretërinë e Bashkuar.

Duke ditur se portali “kosova-sot.info”, është i regjistruar në Kosovë dhe shumicën dërmuese të lexuesve i ka shqipfolës, artikulli me titull përgjithësues e jo sqarues, mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se masat e reja anti-Covid kanë të bëjnë me shtetin kosovarë.

Pjesë nga artikulli i publikuar në “kosova-sot.info”:

Plani B i masave Anti-Covid në Mbretërinë e Bashkuar u miratua në parlamentin britanik, dhe përveç valës së re të infektimeve kryeministri Boris Johnson u përball dhe me rebelimin e ashpër të deputetëve të partisë së tij konservatore.

Rreth 100 prej tyre sipas të dhënave, votuan kundër detyrimit të certifikatës së gjelbër në ambientet e mbyllura, një nga shtyllat në planin e ri britanik për të ndaluar valën e katërt.

Vegëza e artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/588684/miratohen-masat-e-reja-anti-covid-deputetet-kunder-kryeministrit/


Analiza:

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar artikullin që ka të bëjë me Britaninë e Madhe, e cila ka miratuar planin B për masa të reja kundër virusit Korona.

Por në publikimin e këtij artikulli është vendosur fotografi tjetër, ajo e sheshit kryesor të Prishtinës. Kjo mund të dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se ky vendim ka të bëjë me Kosovën.

Nga analiza e kontrollit të fakteve e kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere