Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”… Të fundit | Kujtesa që chatbot-i ruan për ty mund të formësojë realitetin informativ që… Të fundit | Kur fotografia nuk identifikohet me ngjarjen Të fundit | SMS mashtrues në emër të një banke
[ ARTIKULLI ]

Ministria e Shëndetësisë ngatërron orarin e punës së gastronomëve

HIBRID

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se nga sot (27 shtator) do të hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Facebook, është përshkruar në pika të shkurtëra për masat e reja që do të hyjnë në fuqi nga dita e sotme, por sa i përket shërbimeve të gastronomisë thuhet se orari i këtij sektori lejohet të punojë deri në ora 21:00.

Hibrid.info ka kontrolluar publikimin e kësaj Ministrie në uebfaqen e saj, ku në pikën 41 thuhet se “Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:30”. Ndërsa në pikën 42 bëhet e ditur se muzika duhet të ndalet në ora 21:00.

Vegëza e njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë në Facebook:

https://www.facebook.com/Ministria.Shendetesise.RKS/posts/2098743140283262


Më poshtë mund të gjeni vegëzën e publikuar në uebfaqen zyrtare të Ministrisë së Shënetësisë për masat e reja anti-Covid që hyjnë në fuqi nga dita e sotit (27 shtator).

https://msh.rks-gov.net/wp-content/uploads/2021/09/Masat-kunder-COVID-19-24-9-2021-2.pdf


Analiza:

Ministria e Shënetësisë në njotimin e saj në Facebook ka gabuar lidhur me orarin e gastronomisë, duke pretenduar se ky sektor lejohet të punojë deri në ora 21:00. Ndërsa në linkun e publikuar në uebfaqen zyrtare shihet se orari i gastronomisë mbetet i njëjtë si ai paraprak, pra deri në ora 21:30.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë si “gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere