[email protected]
Publikohet lajm i vjetër me titull të rremë
shape
shape
shape

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe, dje (24 korrik) kanë publikuar një artikull me titull “Shikoni pajisjet që FSK po i merr nga SHBA për t’u mbrojtur nga Serbia”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i artikullit është i sajuar dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje gjendet lajm i vjetër (tetor 2021), që i referohet një deklarate të asaj kohe të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj. Gjatë vizitës së tij zyrtare në Uashington, Mehaj kishte deklaruar për “Zërin e Amerikës” në gjuhën shqipe se Kosova planifikon blerjen e pajisjeve ushtarake për ngritjen e kapaciteteve të forcave të armatosura që, siç ishte shprehur ai, janë dronët (fluturake pa pilot) për të cilat ishte diskutuar me palën amerikane.

Pra, nuk është e vërtetë që FSK po merr pajisje nga SHBA për t’u mbrojtur nga Serbia.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “lajmisot-ks.com” dhe “vaj.24newsalljust.com”:

https://lajmisot-ks.com/uncategorized/shikoni-pajisjet-qe-fsk-po-i-merr-nga-shba-per-tu-mbrojtur-nga-serbia/?fbclid=IwAR0RvuT50Mu3Jjzm15sDWqPzm9Pv8C2PNZ7n0FpzkfZemcn97aq4IzywqIA

https://vaj.24newsalljust.com/c/2022/07/23/shiqoni-pajisjet-qe-fsk-po-i-merr-nga-shba-per-tu-mbrojtur-nga-serbia/?fbclid=IwAR3M8BEyG4WzAl5jtk_ncX9OpZp2G9gZLIvCELlx3Hm6YzP2aKAC1DJFl00

Ky artikull është shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook nga faqet “Forcat e Armatosura të Kosovës” dhe “Albini për Kosovën”.


Përveç që ky artikull përmban titull të rremë, gjithashtu edhe fotografia nuk është adekuate.

Gjatë hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur mjetin ajror pa pilot që shihet në fotografinë ilustruese, i quajtur “MQ-9 Reaper”, i cili nuk përmendet asnjëherë në përmbajtje. (shih këtu dhe këtu)


Hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në kohë reale (16 tetor 2021) në “Zëri i Amerikës”. (shih këtu)


Analiza:

Portale të dyshimta kanë publikuar një artikull të vjetër të vitit 2021, të cilën janë munduar ta paraqesin si aktual duke i vënë titull të rremë.

Gjithashtu, edhe fotografia ilustruese është jo adekuate, në të cilën shihet mjeti ajror pa pilot i quajtur “MQ-9 Reaper”, por në përmbajtje nuk përmendet asnjëherë që SHBA do i dhurojë FSK-së një pajisje të tillë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others