Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka vendim për tërheqje të parave nga Trusti

HIBRID

Portali i dyshimtë “mergimtarshqip.com” ka publikuar një artikull me titull “Sapo erdhi njoftimi papritur për tërheqjen e parave nga trusti”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje gjendet një qëndrim politik i shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili dje (27 maj) në emisionin “DPT te Fidani” në televizionin T7 ka thënë se s’do të tërhiqen nga kërkesa për lejimin e tërheqjes së 30 për qind të parave nga Trusti Pensional i Kosovës.

Pra, nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Trusti lidhur me tërheqjen e parave, siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “mergimtarshqip.com”:

https://mergimtarshqip.com/wp/sapo-erdhi-njoftimi-papritur-per-terheqjen-e-parave-nga-trusti/?fbclid=IwAR01LZVGFRpmIELVDVHYyIuxeyV93FCTeu4VVu5JSS7J-UETqZZ3VXlbhZ4

Ky artikull me titull të sajuar është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta”, e cila numëron mbi 200 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin autentik të publikuar në portalin “GazetaExpress.com”. (shih këtu)

Intervistën e plotë të Besnik Tahirit në emisionin “DPT te Fidani” mund ta gjeni këtu.


Analiza:

Portali i dyshimtë “mergimtarshqip.com” ka publikuar një artikull, që ka të bëjë me qëndrimin politik të shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili tha se nuk do të tërhiqen nga kërkesa për paratë e Trustit.

Këtij artikulli, ky portal i ka vënë titull të sajuar me pretendimin se ka njoftim nga Trusti lidhur me tërheqjen e parave.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere