[email protected]
Çavushoglu e Kurz nuk kanë dhënë vlerësime për Kurtin e Gërvalla-Schwarz, siç pretendohet në titujt e artikujve të portaleve të dyshimta
shape
shape
shape

Portalet e dyshimta, të vlerësuar si të tilla në bazë të metodologjisë së hibrid.info, kanë publikuar këto ditë një sërë artikujsh me tituj të sajuar, përmes së cilëve pretendohet të paraqiten vlerësime në superlativ dhe lavde të udhëheqësve evropianë, ndaj qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në këto portale janë publikuar artikuj me tituj si:

Kancelari Kurtz: Nuk kam njohur politikan më të aftë dhe dijshëm se Albin Kurti?

https://revista-shqiptare.com/loc/2021/07/06/kancelari-kurtz-nuk-kam-njohur-politikan-me-te-afte-dhe-dijshem-se-albin-kurti/?fbclid=IwAR25CEdlSCBmVRYzfvgFguszEzgeSImjM9GHVzpdDIyiuBNEoMhqMnMwDsM

Çavuşoğlu: Nuk kam takuar ministreshë më të aftë se Donika Gërvalla

https://revista-shqiptare.com/loc/2021/07/06/cavusoglu-nuk-kam-takuar-ministreshe-me-te-afte-se-donika-gervalla/?fbclid=IwAR0fHnazK-24rBTOLzNGibREs3xTW8KYWryG76Du26tm9zrcHneEh6Z7K7E


Që të dyja publikimet e lartcekura kanë tituj të sajuar, pra që nuk përkasin me realitetin.

Në fakt, autortët e këtyre artikujve të publikuara në portalin e dyshimtë “revista-shqiptare.com”, kanë përdorur fotografitë e kryeministrit Kurti me kancelarin austriak, Sebastian Kurz, të bërë gjatë takimit në kuadër të samitit të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, të mbajtur në mesin e muajit qershor në Vjenë. Gjithashtu edhe në artikullin ku paraqitet pretendimi se gjoja ministri i jashtëm i Turqisë, Mehmet Çashushoglu, ka thënë se “Nuk ka takuar ministreshë më ta aftë se Donika Gërvalla”, është publikuar fotografia dhe përmbajtja e takimit mes ktyre dy homologëve të mbajtur në margjina të Forumit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që po zhvillohet në Antalia të Turqisë.

Vegëzat e artikujve autentikë të takimeve të lartcekura:

https://telegrafi.com/kurti-ne-takim-kancelarin-austriak-diskutojne-per-investimet-dhe-rritjen-e-bashkepunimit-ekonomik/

https://www.mfa-ks.net/single_lajmi/4403

Analiza:

Siç mund të vërtetohet nga trajtimi i fakteve, pretendimet e ngritura në artikujt e publikuar nga portali i dyshimtë “revista-shqiptare.com”, janë shkruar tituj të rremë dhe fotografi nga ngjarje që nuk korrespondojnë me pretendimet. Gjithashtu edhe përmbajtja nuk korrespondon me titujt e sajuar, pasi që përshkruan ngjarje nga takime mes këtyre dy zyrtarëve të lartë të Kosovës, kryeministrit Kurti dhe ministres së Jashtme Gërvalla-Schwarz, me kancelarin austriak Kurz, gjegjësisht ministrin e jashtëm turk Çavushoglu, në kuadër të së cilave nuk është pohuar ajo që pretendohet në titull.

Për këtë arsye, hibrid.info i vlerëson këto pretendime si “Dezinformatë”.



Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others