Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Ministrja gjermane nuk paralajmëron njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

HIBRID

Artikulli me titull “E bujshme, Ministrja Gjermane paraIajmëron njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë në këtë date”, është publikuar nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “albasky.com”.

Pas verifikimit të fakteve në këtë artikull, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është i sajuar, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje gjendet një deklaratë e ministres gjermane të Mbrojtjes, Christine Lambrecht, e cila të enjten ishte për një vizitë në Kosovë. Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ajo para gazetarëve u shpreh se nga takimi i 13 majit mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, pret njohjen reciproke të dokumenteve mes këtyre dy shteteve.

“Shpresoj të ketë një dinamikë të re dhe të dalin vendime të mira më 13 maj në Bruksel. Hapat e parë do të mund të ishin vendimet për njohjen reciproke të dokumenteve dhe ky do të ishte hap i mirë”, u shpreh Lambrecht.

Pra, ministrja gjermane nuk ka paralajmëruar njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “albasky.com”:

https://albasky.com/e-bujshme-ministrja-gjermane-paraiajmeron-njohje-reciproke-mes-kosoves-dhe-serbise-ne-kete-date/?fbclid=IwAR29N8C2Hek_RrMiy_9TpvRpGt9NYvISdrqRrwQ42nTWKugW0AzlOuUlh20

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, e cila numëron mbi 90 mijë ndjekës. (shih këtu)


Hibrid.info pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, ka gjetur artikullin e publikuar në disa media online në Kosovë, të cilat kanë raportuar saktë lidhur me këtë deklaratë të ministres gjermane. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “albasky.com” ka publikuar një deklaratë të ministres gjermane të Mbrojtjes, Christine Lambrecht, e cila të enjten gjatë vizitës në Kosovë tha se nga takimi i 13 majit mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, pret njohjen reciproke të dokumenteve mes këtyre dy shteteve.

Por, ky portal i dyshimtë, këtij artikulli i ka vendosur titull të sajuar me pretendimin se ministrja gjermane ka dhënë datë të saktë për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Nga analiza e kontrollit të fakteve, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere