Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Molliqaj nuk tha se Kurti merr 50 mijë euro nga Serbia

HIBRID

Artikulli me titull “Dardan Molliqaj: ‘Kurti merrë nga 50 mijë euro çdo muaj nga shteti i Serbis.’”, është publikuar nga “Gazeta Arbëria” në rrjetin social Facebook.

Ky artikull përmban titull dhe përmbajtje të rreme, i cili ka zgjuar kureshtjen e shumë lexuesve, duke marrë afër 400 komente dhe mbi 100 pëlqime.

Pas verifikimit përmes makinave të kërkimit, hibrid.info nuk ka arritur të gjejë këtë deklaratë apo të diçka të ngjashme nga Dardan Molliqaj.

Teksti i artikullit të publikuar nga “Gazeta Arbëria”:

Dardan Molliqaj: ‘Kurti merrë nga 50 mijë euro çdo muaj nga shteti i Serbis.’

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj po vazhdon duke e kritikuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin. Gjatë ditës së sotme Molliqaj tha se Kurti paguhet nga shteti i Serbis.

‘Kur kam qenë në Vetëvendosje, Kurti na ka pas tregu që po i merrë nga 50 mijë euro prej Serbis vetëm me punu kundër Kosovës.’

Vegëza e artikullit të publikuar nga “Gazeta Arbëria”:

https://newkhobor24.com/story/2020/11/17/dardan-molliqaj-kurti-merre-nga-50-mije-euro-cdo-muaj-nga-shteti-i-serbis/?fbclid=IwAR0Sh7bs01SHiIwXn8-8Mrdv1hmnthED3coioySusCwdzabBW7-_S7NrWRg


“Gazeta Arbëria” në Facebook numëron mbi 100 mijë ndjekës, ndërsa ueb-faqen që e përdorë kryesisht për lajme të rreme quhet “newkhobor24.com”.

https://www.facebook.com/Gazeta666


Analiza:

Artikulli i “Gazeta  Arbëria” përmban titull dhe përmbajtje të sajuar. Pas hulumtimit nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë deklaratë e tillë e bërë nga Dardan Molliqaj ndaj Albin Kurtit. Ky shkrim kategorizohet si “Lajm i rremë”, “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere