Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Haradinaj nuk ka thënë se “ka gënjyer në lidhje me liberalizimin e vizave”

HIBRID

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “readkoala.com” ka publikuar një artikull me pretendim se Ramush Haradinaj ka kërkuar falje për mosliberalizimin e vizave, dhe gjoja se ai ka thënë se ka gënjyer lidhje me këtë çështje.

Hibrid.info pas kontrollit të fakteve, ka vërtetuar se ky artikull përmban titull dhe përmbajtje të sajuar, të cilat, përveç tjerash, nuk kanë përputhje kontekstuale.

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, nuk është gjetur asnjë deklaratë e tillë apo e ngjashme e bërë nga ish-kryeministrit dhe kryetari i AAK-se, Ramush Haradinaj.

Pra, ky artikull është komplet i sajuar, dhe synon të shtyjë lexuesit që të klikojnë në të.

Teksti i artikullit të publikuar në “readkoala.com”:

Nuk viza deri ne vitin 2020-të, te paktën kështu u tha ne Amerike, kjo po ndodh pasi politikanet e vendit nuk po arriijnë të përmushin kriteret për viza.

Demarkacioni po del te jete kriteri kryesore për liberalizimin e vizave, dhe për këtë ende nuk ka një zgjedhje nga politika Kosovare.

Kryeministri Haradinaj si duket shumë shpejt do e pranon se nuk do të ketë viza deri në 2022.

Kryeministri u takua me këshilltarin kryesor te Trump, dhe ai i është lutur Haradinajt qe te kalojë demarkacionin ketë muaj. Me poshte keni prononcimin e plote te Haradinajt.

Vegëza e artikullit të publikuar në “readkoala.com”:

https://readkoala.com/show/2021/06/21/pendohet-ramush-haradinaj-ju-kam-rrejt-per-vizat-se-e-kam-dit-qe-sdo-te-liberalizohen-ju-kerkoj-falje/?fbclid=IwAR36I7ZYUo2kwojqy92cauTxxgy6nG-xc74OoGELfoYaz36lGk9dL9Q8tn4

Artikulli i njëjtë është gjetur edhe në portalin tjetër të dyshimtë “alba-info.ch”, i cili ishte publikuar në tetor të vitit 2018.

http://alba-info.org/2018/02/10/haradinaj-e-pranon-ju-kemi-rrejt-per-viza-ska-deri-ne-vitin-2020-te/


Analiza:

Ky artikull përmban titull dhe përmbajtje të sajuar, e cila nuk është gjetur e publikuar në asnjë medium kredibil. Pra, një lajm i tillë synon të dezinformojë lexuesit, dhe t’i shtyjë ata që të klikojnë në artikull.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere