Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Artikulli përmban lajm të vjetër dhe fotografi të montuar

HIBRID

Artikulli me titull “LAJMI FUNDIT/ Edi Rama shoqërohet nga policia, ja çfarë ka ndodhur (Pamje)”, është publikuar nga portali i dyshimtë “gazetaz.com”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se lajmi është i vjetër, ndërsa fotografia rezulton të jetë e montuar, përmes përdorimit të aplikacioneve për “cheapfake”.

Në përmbajtje gjendet lajmi i muajit prill, që i referohet një ngjarje që ndërlidhet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, por që nuk ka të bëjë me pretendimin e bërë përmes fotografisë ilustruese të artikullit. Në fakt, lajmi i paraqitur në përmbajtje, lidhet me një incident të kryeministrit Rama, në dhjetor të vitit të kaluar në bordin e avionit të Lufthansa, kur kishte refuzuar ta mbante maskën kundër virusit Korona. E për këtë incident, Rama ishte shoqëruar nga policia federale e Gjermanisë. (shih këtu)

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “gazetaz.com”:

https://gazetaz.com/lajmi-fundit-edi-rama-shoqerohet-nga-policia-ja-cfare-ka-ndodhur-pamje/?fbclid=IwAR3tivSP1LDetF10vnKLlWJMn9y6oXdRfI2OHG4Kowadm0ydhJk2zaGvrrM

Artikulli i publikuar nga ky portal i dyshimtë, është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Specialja”, e cila numëron afër 90 mijë ndjekës. (shih këtu)

Përveç që lajmi është i vjetër, në këtë artikull edhe fotografia është e montuar.

Hibrid.info ka arritur të vërtetojë se në fotografinë reale nuk gjendet kryeministri shqiptar Edi Rama, por personi në këtë foto është Emiljano Shullazi, i cili është arrestuar për disa vepra kriminale.

Fotografinë reale të publikuar nga disa media online, në të cilën shihet momenti i arrestimit të Emiljano Shullazit mund ta gjeni këtu dhe këtu.


Analiza:

Portali i dyshimtë “gazetaz.com” ka publikuar një artikull të muajit prill, e cila kishte të bëjë me shoqërimin e Edi Ramës nga policia federale gjermane në dhjetor të vitit 2021.

Ky portal i dyshimtë, këtij artikulli i ka vënë edhe fotografi jo adekuate, e cila është e montuar.

Në të shihet portreti i kryeministrit shqiptar duke u arrestuar nga policia. Por, gjatë hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se në fotografinë reale gjendet personi me emër Emiljano Shullazi, i cili është arrestuar për disa vepra kriminale.

Gjithashtu, artikulli autentik qw i referohet kwtij incidenti tw kryeministrit Rama, i publikuar nga mediumi gjerman “Spiegel”, nuk ka ndonjw foto ilustruese nga rasti i ngjarjes. Ndërsa ky portal i dyshimtë, i ka vënë artikullit një fotografi të edituar.

Pas verifikimit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Mashtrim”.


Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere