Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Mos klikoni në vegëzën e SMS-it që gjoja vjen nga Posta e Kosovës, është mashtrim

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Një mesazh (SMS) iu është dërguar në telefon qytetarëve të Kosovës me pretendimin se dërguesi është Posta e Kosovës.

“Pakoja juaj ka mbërritur në depon tonë. Nuk mund të dorëzojmë sepse informacioni i adresës është i pasaktë”, shkruan në këtë SMS, duke bërë thirrje që të klikohet një vegëz për t’i përmirësuar të dhënat e adresës.

Çka nuk shkon me këtë SMS?

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky SMS është dërguar përmes një email adrese “abimobeka@91baojia.com”.

Po ashtu, vegëza e paraqitur në këtë SMS “bb2-xyhrch.top/post”, pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, rezultoi të jetë e dyshimtë.


SMS i dërguar nga email adresa “abimobeka@91baojia.com”


Hibrid.info, duke përdorur platformën online për verifikim të ueb-faqeve “scamdoc.com”, ka gjetur se vegëza (link) që gjendet në SMS është e dyshimtë. (shih këtu)


Posta e Kosovës përmes faqes zyrtare në Facebook, ka bërë thirrje që të mos klikoni asnjë vegëz (link) të dërguar përmes këtyre mesazheve dhe të mos bashkëpunoni me numra që nuk janë të Postës së Kosovës. (shih këtu)

Hibrid.info, përveç këtij SMS-i, ka trajtuar edhe dy raste të tjera të ngjashme që janë paraqitur rrejshëm në emër të Postës së Kosovës. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Një SMS i dërguar nga email adresa “abimobeka@91baojia.com”, u ka ardhur disa qytetarëve në telefona me thirrjen që të klikohet në një vegëz në mënyrë që ta ndërrojnë adresën e shtëpisë, për të pranuar një pako.

Hibrid.info pas kontrollit dhe verifikimit të fakteve, ka gjetur se vegëza e paraqitur në SMS është e dyshimtë dhe nuk është e besueshme.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë SMS si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere