Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Dokumenti i vendimit për lirimin e Albin Kurtit nga burgu, është i vjetër

HIBRID

Mediumi informativ “KosovaLive.net” ka publikuar dje (10 dhjetor) një video-material, pjesë nga emisioni i drejtorit të Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli.

Autori i këtij emisioni, ka publikuar vendimin e lirimit nga burgu të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nga ish-presidenti i Jugosllavisë,  në vitin 2001.

Sheholli nga sekonda e 45-të, pretendon se ky vendim publikohet për herë të parë në opinionin publik, në emisionin e tij.

Por hibrid.info e ka gjetur këtë dokument të publikuar edhe më herët.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga mediumi “KosovaLive” në Facebook:

https://www.facebook.com/kosovalive.net/posts/pfbid02Eno7iWEaVySMtQi1yPFPvXzYRz8MHfZ62rXHnaFepenxavAHeaYmRKYF9GmhLisdl


Pas hulumtimit me anë të makinave të kërkimit, është gjetur se i njëjti vendim i publikuar dje në emisionin e Shehollit, ishte publikuar në vitin 2021 nga ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Gani Koci, në Facebook. (shih këtu)


Postimi i këtij dokumenti nga Koci u publikua edhe në portalin informativ “GazetaExpress.com” me datë 22 maj 2021. (shih këtu)


Analiza:

Drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli ka publikuar vendimin e lirimit nga burgu të kryeministrit Albn Kurti, për të cilin ka pretenduar se është publikuar për herë të parë në opinion.

Por pas verifikimit dhe hulumtimit nga hibrid.info, është vërtetuar se i njëjti vendim ishte publikuar më herët për opinionin e vendit tonë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Manipulim i fakteve”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere