[email protected]
Petkoviq pretendon ta keqinterpretojë të Drejtën Ndërkombëtare në rastin e pavarësisë së Kosovës
shape
shape
shape

Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar sot (05 janar) një artikull me një deklaratë të drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, përmes së cilës pretendon pa fakte për paligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

Petkoviq, përmes një komunikate të publikuar së pari në ueb-faqen e institucionit me të cilin udhëheqë, pretendon se qëndrimet e palës kosovare, saktësisht kryeministrit Albin Kurti për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, nuk qëndrojnë.

Ai si argument për të kundërshtuar qëndrimet e përfaqësuesve kosovarë rreth legjitimitetit dhe ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, përmend të Drejtën Ndërkombëtare dhe anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Vegëza e artikujve të disa mediave në gjuhën serbe, të bazuara në komunikatën e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë:

https://www.novosti.rs/vesti/politika/1188614/kurti-izgubio-kontakt-realnoscu-petkovic-medjunarodno-pravo-postoji-zbog-malih-nasilnika-poput-aljbina

https://kim.gov.rs/lat/v5014.php

Pjesë nga komunikata e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbië të përkthyera në gjuhën shqipe:

E vetmja gjë që përcakton statusin e Kosovës dhe Metohisë është e drejta ndërkombëtare dhe fakti që Albin Kurti përpiqet me këmbëngulje ta paraqesë agresionin e NATO-s ndaj RFJ-së, apo shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës dhe Metohisë si fakt të parevokueshëm dhe të detyrueshëm, konfirmon se ai dhe bashkëmendimtarët e tij politikë janë të zhvendosur nga realiteti dhe të besojnë se e drejta e forcës është më e fortë se forca e ligjit.

Kosova dhe Metohia, në kuptimin juridik ndërkombëtar, nuk ka të bëjë fare me kuptimin e Kurtit për realitetin apo dëshirat e separatistëve në Prishtinë, sepse as Kombet e Bashkuara dhe as shumica e vendeve të botës nuk e njohin atë territor si shtet, por si autonom. krahinë e Republikës së Serbisë.


Nga ajo që mund të shihet në deklaratat e Petkoviq, kuptohet se ai ka përmendur të Drejtën Ndërkombëtare si përcaktues të ligjshmërisë së sovranitetit dhe pavarësisë së një shteti.

Në fakt, është e Drejta Ndërkombëtare që, sipas opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND), që nuk është shkelur e drejta ndërkombëtare nga vendimi për shpallje të pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të vitit të 2008.

Opinioni GjND-së i bërë më 22 qershor 2022, gjykon se: Shpallja e pavarësisë së Kosovës e miratuar më 17 shkurt 2008 nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare (shih opinionin e GjND-së këtu).

Pra, kur Petkoviq përmend të Drejtën Ndërkombëtare si përcaktues të pavarësisë së Kosovës, bije në kundërthënie me atë që pretendon tutje në qëndrim, kur thotë se Kosova është pjesë e Serbisë.

Organi më i lartë që përcakton respektimin e të Drejtës Ndërkombëtare është vetë GjND-ja, që në disa raste njihet edhe si “Gjykata Botërore”. (shih mandatin e GjND-së këtu)


Për më tepër, shefi i kësaj zyre serbe, argument tjetër për ta kundërshtuar pretendimin e, siç thotë ai Kurtit për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, përmend mos-anëtarësimin në OKB.

Mirëpo, sipas të Drejtës Ndërkombëtare, një shtet për të qenë sovran (këtu), kanë një popullsi të përhershme, territor të përcaktuar (këtu) dhe një qeveri dhe aftësi për të hyrë në marrëdhënie me shtete të tjera sovrane.

Gjithashtu, sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, neni 4, një shtet nuk e ka të obliguar të anëtarësohet në këtë organizatë, për të dëshmuar sovranitetin e tij. (shih kartën e OKB-së këtu)


Analiza:

Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar sot një artikull me një deklaratë të drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, përmes së cilës pretendon pa fakte për paligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

Ai si argument për të kundërshtuar qëndrimet e përfaqësuesve kosovarë rreth legjitimitetit dhe ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, përmend të Drejtën Ndërkombëtare dhe anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Sipas opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND), që nuk është shkelur e drejta ndërkombëtare nga vendimi për shpallje të pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të vitit të 2008.

Sipas të Drejtës Ndërkombëtare, një shtet për të qenë sovran, kanë një popullsi të përhershme, territor të përcaktuar dhe një qeveri dhe aftësi për të hyrë në marrëdhënie me shtete të tjera sovrane.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info pretendimet e Petkoviqit i vlerëson si “manipulim i fakteve”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Share With Others