Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Në artikull nuk qartësohet se kush është personi me emrin Behxhet Pacolli

HIBRID

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Behxhet Pacolli rrëfen tmerrin që përjetoi pasi humbi për tetë orë në stuhinë e Brezovicës”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, i cili as në titull e as në përmbajtje nuk tregon se për cilin person me emër “Behxhet Pacolli” bëhet fjalë.

Gjatë hulumtimit përmes makinave të kërkimit, Hibrid.info ka gjetur artikullin autentik të publikuar nga “Periskopi.com”. Njëjtë sikurse Kosova-sot.info edhe në titullin dhe fotografinë e artikullit të Periskopi.com nuk qartësohet identiteti i personit me emrin Behxhet Pacolli.

Por, në përmbajtje tregon se ky person i cili humbi rrugën me disa persona të tjerë në stuhinë e Brezovicës, ishte edhe skitari i quajtur Behxhet Pacolli, që për rastësi qëllon ta ketë emrin sikur të kreut të AKR-së, veçse ai e ka me “gj” dhe ky me “xh”.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/594546/behxhet-pacolli-rrefen-tmerrin-qe-perjetoi-pasi-humbi-per-tete-ore-ne-stuhine-e-brezovices/


Artikullin autentik të publikuar nga “Periskopi.com”, në përmbajtjen e së cilit bëhet e ditur se ky lajm nuk ka të bëjë me kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollin mund ta gjeni këtu.


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Behxhet Pacolli rrëfen tmerrin që përjetoi pasi humbi për tetë orë në stuhinë e Brezovicës”, por në përmbajtje nuk e ka qartësuar se ky person nuk është kryetari i AKR-së, por se për rastësi ka emrin e njëjtë me të.

Hibrid.info gjatë hulumtimit ka gjetur se artikulli autentik është publikuar nga “Periskopi.com”, i cili gjithashtu në titull nuk e ka qartësuar se për cilin person bëhet fjalë, por në përmbajtje është bërë e ditur një gjë e tillë.

“Kosova-sot.info” me publikimin e këtij artikulli jo qartësues mund të dezinformojë lexuesit e saj se bëhet fjalë për kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga Hibrid.info, artikulli i publikuar nga “Kosova-sot.info” merr vlerësimin si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere