[email protected]
Në artikull nuk sqarohet se si ndikon ndalimi i eksporteve të Ukrainës në “vendin tonë”
shape
shape
shape

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull tendencioz “Momente kritike për vendin, Ukraina ndalon eksportet e mallrave kryesore”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, ku është vërtetuar se titulli është tendencioz dhe përgjithësues, i cili nuk përputhet me përmbajtjen, pasi në asnjë rast nuk përmendet Kosova.

Lajmi ka të bëjë me Qeverinë ukrainase  e cila ka marrë vendim që të ndalojë eksportet e mallrave kryesore bujqësore, duke përfshirë grurin, misrin, drithërat, kripën dhe mishin.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/606018/momente-kritike-per-vendin-ukraina-ndalon-eksportet-e-mallrave-kryesore/


Pra pretendimi i bërë në titull se, siç shkruhet në titull, vendi është në momente kritike, duke aluduar për Kosovën, nuk përputhet me përmbajtje.

Për më tepër, pretendimi nuk ndërlidhet edhe duke e pasur parasysh faktin se Kosovar ka një shkëmbim të ulët tregtar me Ukrainën, një gjë që synohet të përcillet si mesazh te lexuesit përmes titullit të këtij artikulli.


Në një artikull të publikuar nga “Radio Evropa e Lirë” që bazohet në të dhëna zyrtare të Doganave së Kosovës, thuhet se Kosova nuk ka shkëmbime të larta tregtare me Rusinë dhe Ukrainën. (shih këtu)


Pjesë nga artikulli i publikuar në “Evropaelirë.org”:

Sipas të dhënave të Doganave të Kosovës, vitin e kaluar vlera e importit nga Rusia ka qenë mbi 50 milionë euro, kurse gjatë këtij viti, deri më 27 shkurt, në tregun e Kosovës mallra ruse kanë hyrë në vlerë prej 5.4 milionë euro.

Pije alkoolike, tekstil, vajra, letra, sheqer, kimikate organike, prodhime të qelqit janë vetëm disa nga produktet ruse që gjenden në tregun e Kosovës.

Ndërkaq, produktet nga Ukraina në tregun e Kosovës kanë pjesëmarrje edhe më të vogël.

Më 2020 vlera e mallrave ukrainase të importuara në Kosovë ka qenë rreth 19 milionë euro, ndërsa vitin e kaluar kjo vlerë gati është dyfishuar me mbi 36 milionë euro.

Miell, kafe, çaj, vaj, tekstil, qeramikë janë disa nga produktet e importuara vitin e kaluar nga Ukraina në Kosovë.

Mallrat që Kosova ka eksportuar në Ukrainë vitin 2021 kanë kapur vlerën e mbi 22,000 eurove, ndërsa në vitin 2020 mbi 70,000 euro.


Pra, portali “Kosova-sot.info” ka përdorur titull tendencioz, duke e quajtur si momente kritike për vendin tonë, vendimin e Qeverisë së Ukrainës për ndaljen e eksportit, ndërsa në përmbajtje në asnjë rast nuk përmendet Kosova.


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar artikullin që ka të bëjë me njoftimin e Qeverisë së Ukrainës për ndaljen e eksportit të mallrave kryesore bujqësore, duke përfshirë grurin, misrin, drithërat, kripën dhe mishin.

Por, këtij artikulli i ka vendosur titull tendencioz duke e quajtur këtë vendim si “momente kritike për vendin”, ndërsa në përmbajtje nuk bëhet ndërlidhja e luftës në Ukrainë me ndikimin e mundshëm në Kosovë.

Nga analiza e kontrollit të fakteve, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others