[email protected]
Në përmbajtje nuk paraqitet ajo që pretendohet në titull
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “postlajme.net” ka publikuar një artikull me titull “Konjufca Sot BEFASON Me Deklaratën E Tij Pasi Që U Kritikua Për Punësimin E Kushëririt!!”.

Përderisa titulli i artikullit pretendon se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është deklaruar lidhur me siç thuhet “punësimin e kushëririt të tij” në përmbajte paraqitet një lajm krejtësisht tjetër – urimi i kryeparlamentarit për Ditën e Kushtetues.

Pra, në asnjë pjesë të përmbajtjes së artikullit, nuk argumentohet ajo që pretendohet përmes titullit, siç pretendohet rrejshëm në titullin e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “postlajme.net”.

Teksti i artikullit të publikuar në “postlajme.net”:

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar qytetarët e Kosovës, me rastin e 9 prillit – Ditës së Kushtetutës. Konjufca ka thënë se Kushtetuta është akti themeltar dhe bazamenti ligjor suprem, është vetë shteti. “Duke qenë normë supreme, Kushtetuta ka mision parësor ruajtjen e vlerave themelore demokratike, sigurimin e stabilitetit dhe forcimin e drejtësisë. Si popull kemi rrugëtuar me shekuj, brez pas brezi, drejt gjakimeve dhe synimeve tona për shtet të mëvetësishëm. Rrugëtimi ynë për të arritur deri te dita e sotme ishte i vështirë dhe përplot dhembje. Por nuk u dorëzuam asnjëherë, sepse ishim në të drejtën tonë, konform vlerave demokratike për liri e pavarësi”, ka thënë Konjufca. Konjufca ka shtuar se sot në Ditën e Kushtetutës, bashkë me urimin drejtuar të gjithë qytetarëve të vendit, kujtojmë dhe i përulemi me respekt të përgjithmonshëm sakrificës sublime të brezave që gravuan Kushtetutën dhe vulosën themelet e shtetit tonë. “Gëzuar 9 Prilli – Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës!”, thuhet në urimin e kryeparlamentarit Konjufca. Konjufca ende nuk i është kundërpërgjigjur kritikave ndaj tij për punësimin e të afërmit të tij që cilësohet si nepotizëm.

Vegëza e artikullit të publikuar në “postlajme.net”:

https://www.postlajme.net/44717?33&fbclid=IwAR2bIAiBZ11gTMBi017VLvPKQx9D3NB_jQUU9A6uwYA98IqkqDQJyVPl5k0


Më poshtë mund të gjeni artikullin origjinal të publikuar në disa media online:

https://www.evropaelire.org/a/31195004.html

https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=514826


Analiza:

Portali i dyshimtë “postlajme.net” ka përdorur një shkrim që ka të bëjë me urimin e kryeparlamentarit Konjufca për Ditën e Kushtetues, të cilit i ka vënë titull të sajuar në mënyrë që të tërheqë lexuesit të klikojnë në artikull. Siç duket, ky portal i dyshimtë ka shfrytëzuar momentin e temës së emërimit të axhës së Glauk Konjofcës –  Rabit Konjufca në pozitën e këshilltarit në Ministri të Mbrojtjes (shiko këtu), për ta bërë më tërheqës titullin e artikullit, që në përmbajtje paraqet lajm krejtësisht tjetër.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Vlerësimin si “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others