Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Gabohet shifra e numrit të aplikimeve për 100 euro mbështetje financiare

HIBRID

Në titullin e artikullit e publikuar nga portali “Periskopi.com” për shtesat prej 100 eurove për punëtorët e sektorit privat, shkruan se “deri tani janë bërë 290 aplikime”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, vërtetohet që titulli i këtij artikulli është shkruar gabim, pasi në përmbajtje thuhet se, sipas  zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu, deri tani janë pranuar mbi 290 mijë aplikime për shtesat prej 100 eurove për punëtorët e sektorit privat.

“Deri më tani janë mbi 290 mijë aplikime për shtesat prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat, teksa aplikimi vazhdon të jetë i hapur. Javën e kaluar është formuar komisioni për verifikimin e aplikimeve ndërkaq këtë javë ka filluar shqyrtimi i aplikimeve”, deklaroi Kryeziu.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Periskopi.com”:

Qeveria kallëxon çka po ndodh me 100 eurot e sektorit privat: Deri tash mbi 290 aplikime

Qeveria e Kosovës ka pranuar mbi 290 mijë aplikime për shtesat prej 100 eurove për punëtorët e sektorit privat.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Periskopi.com”:


Analiza:

Portali “Periskopi.com” ka gabuar në titullin e këtij artikulli, duke pretenduar se 290 aplikime janë pranuar për shtesat prej 100 eurove për punëtorët e sektorit privat. Siç duket, autori i artikullit, në mënyrë të paqëllimshme, nuk e ka vendosur saktë numrin e aplikuesve.

Ndërsa në përmbajtje thuhet se zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka bërë të ditur se deri tani janë pranuar mbi 290 mijë aplikime për shtesat prej 100 eurove për punëtorët e sektorit privat.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info këtë artikull të “Periskopi.com” e vlerëson si “gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere