Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Në titull nuk jepet vendndodhja e ngjarjes

HIBRID

Artikulli me titull “Lia e majmunit, një qytetar ndërron jetë teksa ishte me pushime” është publikuar dje (23 gusht) nga portali informativ “Kosova-sot.info”.

Pas verifikimit të fakteve në këtë artikull, të kryer nga hibrid.info, rezulton që titulli nuk e bënë të qartë lajmin dhe vendndodhjen e këtij zhvillimi. Kjo bëhet e qartë vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “një 50 vjeçar italian ka ndërruar jetë pasi u infektuar me linë e majmunit teksa ishte me pushime në Kubë”.

Duke ditur se ky portal është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), kjo mund t’i dezinformojë lexuesit se ngjarja ka ndodhur në vendin tonë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/637711/lia-e-majmunit-nje-qytetar-nderron-jete-teksa-ishte-me-pushime/?fbclid=IwAR2F43E4krREia23w8qnCX7CeSBT3ZKHFkD6JDc7nFf9IDrHilWEXZMf-Ss


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

Një 50 vjeçar italian ka ndërruar jetë pasi u infektuar me linë e majmunit teksa ishte me pushime në Kubë.

Viktima është Germano Mancini, komandant i stacionit të karabinierëve të Scorze, komuna e qytetit metropolitan të Venedikut.

Lajmi u dha nga Ministria e Shëndetësisë e Havanës më 20 gusht, duke raportuar se ishte rasti i parë i lisë së majmunit i zbuluar në vend.


Analiza:

Në titullin e artikullit të publikuar nga “Kosova-sot.info” nuk bëhet e ditur se në cilin shtet ka vdekur personi nga lia e majmunit. Edhe pse në përmbajtje tregohet se për ku bëhet fjalë, titulli i bënë të hamendësojnë lexuesit se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.

Portali informativ “Kosova.info” është portal i cili vepron në Kosovë dhe që lexuesit parësor i ka nga Kosova, bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook. Prandaj, mosdhënia e informacioneve për vendin se për ku bëhet fjalë, ky lajm shume lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit e vet, duke i bërë të mendojnë se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere