Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Gjermania ofron nga 10 mijë euro për çdo punonjës të ri

FATBARDH DEMA

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar me datë 26 dhe 27 shkurt një artikull me titull “Gjermani: Bonus mirëseardhjeje prej 10,000 euro për çdo punonjës të ri”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i pasaktë, që nuk i përgjigjet as përmbajtjes.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje ku shkruan se një spital në Schleswig-Holstein të Gjermanisë, ka vendosur të ofrojë bonuse mirëseardhjeje prej 10,000 eurosh për secilin punonjës të ri.

Pra, me anë të këtij titulli, portalet e dyshimta kanë lënë të kuptohet se ky bonus vlen për të gjithë punëtorët e rinj që vendosin të nisin punë në Gjermani.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta si “jnews3.com” dhe “thanjani.com”:

https://jnews3.com/2023/02/28/woow-gjermani-bonus-mireseardhjeje-prej-10000e-per-cdo-punonjes-te-ri/?fbclid=IwAR1_Bqj5IDrglJwqciVS5HCO7_gGviQXHMmc8OWBqgICK-vpvpBMGrSrMgU
https://thanjani.com/gjermani-bonus-mireseardhjeje-prej-10000-euro-per-cdo-punonjes-te-ri/

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në portalin informativ në gjuhën kroate që operon në Gjermani, “Felix-magazine.de”, i cili citohet në artikujt e publikuar nga portalet e lartcekura. (shih këtu)


Ky artikull në lidhje me bonusin prej 10 mijë eurove për secilin punëtor të ri të ofruara nga spitali në Schleswig-Holstein është publikuar edhe nga mediumi gjerman “rnd.de”.


Përveç në portalet e dyshimta, artikulli me titull të pasaktë është shpërndarë edhe në median sociale Facebook nga faqet “Lajme Globale, “Shqipëria Daily” dhe “Lajme nga Bota”.


Analiza:

Portale të dyshimta kanë publikuar një artikull në lidhje me një spital në  Schleswig-Holstein të Gjermanisë, që ka vendosur bonuse prej 10 mijë eurosh për secilin punëtor të ri.

Mirëpo, portalet e dyshimta këtij artikulli i kanë vënë titull të pasaktë duke pretenduar se Gjermania ofron bonuse mirëseardhje për secilin punonjës të ri.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere