Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Në titull nuk sqarohet se cili shtet do të ndajë nga 300 euro për çdo qytetar

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “specialja.com” dje (1 shtator) ka publikuar një artikull me titull “Ndihmë finanсiare nga 300 euro рër çdo qуtetar”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është përgjithësues, duke mos e bërë të qartë se autoritetet e cilit vend kanë marrë një vendim të tillë.

Detajet e lajmit qartësohen vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se në muajin shtator punëtorët në Gjermani do të marrin 300 euro si pjesë e masave të qeverisë të rënë dakord në fillim të këtij viti për të ndihmuar njerëzit të përballen me koston në rritje të energjisë.

Duke e ditur se ky portal i dyshimtë shumicën e lajmeve i ka për Kosovën (shih këtu), atëherë shumë lehtë mund të dezinformohen lexuesit duke menduar se artikulli ka të bëjë me Kosovën.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “specialja.com”:

https://specialja.com/news/2022/09/01/ndihme-finan%d1%81iare-nga-300-euro-%d1%80er-cdo-q%d1%83tetar/?fbclid=IwAR2xS4qvWU1a9-HIMFDqqEtrIVkcL2zgOMJANnGxu2570UzkyoQcnyBk0I4

Ky artikull me titull të sajuar është shpërndarë sot (2 shtator) edhe në Facebook nga faqja “specialja”, e cila numëron mbi 80 mijë ndjekës. (shih këtu)


Në përmbajtje të këtij artikulli të publikuar nga portali i dyshimtë “specialja.com”, është cituar portali informativ në gjuhën shqipe që operon në Zvicër “albinfo.ch”.

Mirëpo, pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se portali “Albinfo.ch” ka raportuar saktë në titull se ky vendim ka të bëjë me shtetin e Gjermanisë. (shih këtu)


Analiza:

Portali “specialja.com” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me një vendim të marrë nga autoritet e shtetit gjerman, i cili do të ndajë nga 300 euro si pjesë e masave të qeverisë për të ndihmuar njerëzit të përballen me koston në rritje të energjisë, ndërsa në titull nuk sqaron se për cilin shtet bëhet fjalë.

Kjo lë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me Kosovën, duke e ditur se ky portal i dyshimtë shumicën e artikujve që i publikon kanë të bëjnë me Kosovën.

Pas kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere