Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Cristiano Ronaldo nuk e ka uruar Leo Messin

HIBRID

Portali informativ “Arbresh.info” në faqen e tij zyrtare në Facebook ka publikuar një postim të ilustruar me një fotografi në të cilën shihen futbollistët Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Përmes këtij postimi në faqen e tyre në Facebook, ky medium pretendon në mënyrë të pasaktë se futbollisti argjentinas, Messi, ka pranuar një urim nga ai portugez – Ronaldo

Ky postim përmban fotografinë me mbishkrimin “Ronaldo uron Messin: Një lamtumirë e denjë për gjeniun” – që lë të nënkuptohet se urimi është bërë nga Cristiano Ronaldo.

Megjithatë, pas klikimit në linkun e këtij artikulli, vërehet se kjo deklaratë nuk është e Cristiano Ronaldo-s, por e ish-futbollistit brazilian, Ronaldo (Ronaldo Luis Nazario de Lima).


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja e portalit “Arbresh.info”:

https://www.facebook.com/arbresh.info/posts/pfbid0T5X6CL3ZVH9kzMkQkBmh12AZXeAj68X2gDbMAK8QfGNvKfSXVwtQAAtBWhnxZpRWl

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Arbresh.info”:


Pas hulumtimit të kryer përmes rrjeteve sociale, hibrid.info ka gjetur postimin e ish-futbollistit brazilian Ronaldo, i cili përmes llogarisë së tij në Twitter ka uruar futbollistin argjentinas, Leo Messi, për fitoren e Kampionatit Botëror të futbollit. (shih këtu)


Për ta qartësuar edhe më shumë faktin se Cristiano Ronaldo nuk e ka uruar Messin për këtë fitore, hibrid.info nuk ka gjetur asnjë deklaratë të portugezit të bërë së fundmi në llogaritë e tij në rrjete sociale si Facebook, Instagram apo Twitter.


Analiza:

Portali “Arbresh.info” ka publikuar një artikull lidhur me një urim të ish-futbollistit brazilian Ronaldo, drejtuar Leo Messit për fitoren e mbrëmshme të Kampionatit Botëror me Argjentinën.

Mirëpo, në fotografinë e postuar nga ky portal në faqen e tij zyrtare në Facebook, gjendet fotografia e Messit me futbollistin portugez Cristiano Ronaldo, që lë të kuptohet se ky i fundit e ka uruar argjentinasin.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere