Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Në titull nuk sqarohet se cili shtet ofron mbështetje për mërgimtarët që kthehen në vendlindje

HIBRID

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Shteti ofron 26 mijë e 500 euro për çdo mërgimtar që kthehet në vendlindje”.

 Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli është përgjithësues që nuk tregon se cili shtet e ofron këtë shumë parash.

Detajet e lajmit qartësohen vetë në përmbajtje, ku bëhet e ditur se Qeveria kroate ofron 26.500 euro për çdo mërgimtar që do të kthehej në Kroaci, si pjesë e një pakete masash demografike për rigjallërimin e vendit.

Duke ditur se portali “kosova-sot.info” publikon përmbajtje në gjuhën shqipe dhe se shumicën dërmuese të lexuesve i ka nga Kosova, artikulli me titull përgjithësues e jo sqarues, mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se kjo ngjarje ka të bëjë me shtetin kosovarë.


Pjesë nga artikulli i publikuar në “Kosova-sot.info”:

Bëhet e ditur një nismë e re nga Qeveria kroate ofron 26.500 euro për çdo mërgimtar që do të kthehej në Kroaci, si pjesë e një pakete masash demografike për rigjallërimin e vendit.

Referuar televizionit RTL, vetëm një mërgimtar ka aplikuar tanimë një muaj që shpallja është bërë publike.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/600217/shteti-ofron-26-mije-e-500-euro-per-cdo-mergimtar-qe-kthehet-ne-vendlindje/


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me një një nismë nga Qeveria kroate, e cila ofron 26.500 euro për çdo mërgimtar që do të kthehej në Kroaci, ndërsa në titull nuk sqaron se për cilin shtet bëhet fjalë.

Kjo lë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me Kosovën, duke e ditur se ky medium është i regjistruar në vendin tonë dhe shumica e audiencës janë shqipfolës nga Kosova.

Pas kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere