Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk e bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur në Tunizi

HIBRID

Disa portale informative me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar artikullin me titull “Konsumuan alkool të kontaminuar, vdesin katër persona dhe 40 shtrohen në spital”.

Artikulli qartësohet vetëm në përmbajtje, më saktësisht në kreun e artikullit, ku thuhet se “Katër persona kanë vdekur dhe 40 janë në spital pasi kanë pirë alkool të kontaminuar në jug të Tunizisë, tha një zyrtar”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, pasi nuk e sqaron se për cilin vend bëhet fjalë në përmbajtje, duke lënë të kuptohet se ngjarja ka ndodhur në ndonjë vend shqip-folës.


Vegëzat e artikujve të publikuar nga “oranews.tv” dhe “kosovapost.net”:

https://www.oranews.tv/bota/konsumuan-alkool-te-kontaminuar-vdesin-kater-persona-dhe-40-shtrohen-ne-spi-i1131061?fbclid=IwAR3W5D_tsiRnN72UohSsETGZyoziNYd9yxPPJodOaBNaLRjYFYs9PAjhw0o


Hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në mediumin amerikan “barrons.com”, për ta vërtetuar edhe më tej faktin se ngjarja ka ndodhur në Tunisi. (shiko këtu)


Analiza:

Portalet informative “oranews.tv” dhe “kosovapost.net” kanë publikuar një artikull lidhur me vdekjen e katër personave pasi konsumuan alkool të kontaminuar, por nuk ka sqaruar se artikulli ka të bëjë me zhvillimet e fundit në Tunizi, duke lënë kështu hapësirë për keqkuptim se ngjarja ka ndodhur në ndonjë vend shqip-folës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere