Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Në titull nuk sqarohet se në cilin shtet është rritur çmimi i naftës

HIBRID

Portali informativ në gjuhën shqipe që operon në Zvicër “albinfo.ch”, dje (27 korrik) ka publikuar një artikull me titull “Rritet çmimi i naftës”.

Pas verifikimit të fakteve të kryera nga hibrid.info, vërtetohet se redaksia i ka vendosur një titull përgjithësues këtij artikulli. Përderisa në përmbajtje paraqitet lajmi për ngritjen e çmimit të naftës gjatë ditës së mërkurë në SHBA, me titull përgjithësues, lë të kuptohet se po i referohet ndonjë zhvillimi nga trojet shqipfolëse, meqenëse edhe audienca e këtij portali i dedikohet këtyre lexuesve, bazuar në gjuhën e përmbajtjes që publikohet.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “albinfo.ch”:


Ky artikull është publikuar edhe nga portali i dyshimtë “ingazetaa.com”, si dhe është shpërndarë edhe në disa faqe në Facebook si “Gazeta” dhe “Gazeta Reale”, të cilat i kanë vënë titull “Cka po ndodh keshtu, Rritet prap cmimi i naftës”.


Për ta qartësuar më shumë faktin se në Kosovë nuk ka rritje të çmimit të naftës, hibrid.info ka gjetur të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), që tregon se çmimi i naftës ka pësuar rënie për 2 cent, pasi më 23 korrik ishte 1.79 cent ndërsa aktualisht është 1.69 cent për litër. (shih këtu)


Ndërsa lidhur me çmimin e naftës në Shqipëri, hibrid.info nuk ka gjetur ndonjë statistikë të çmimeve mesatare sipas artikujve, por që nuk është raportuar se ka rritje të çmimit të naftës.

Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur se ky artikull lidhur me rritjen e çmimit të naftës në SHBA është publikuar nga agjencia e lajmeve Anadolu Agency, të cilën në versionin shqip mund ta gjeni këtu.


Analiza:

Portali “albinfo.ch” ka publikuar një artikull që flet për rritjen e çmimit të naftës në SHBA, ndërsa në titull nuk sqaron se për cilin shtet bëhet fjalë.

Duke e ditur se ky portal në gjuhën shqipe i referohet audiencës shqipfolëse si Kosovë e Shqipëri, atëherë kjo lë të kuptohet se rritja e çmimit të naftës ka të bëjë me ndonjërin nga këto shtete.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere