Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm për mundësi votimi online për të nominuarit në BBVA

FATBARDH DEMA

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “sot-news.com” ka publikuar më 16 prill një artikull me titull “Votoni/ Kë doni të largoni të martën nga ‘Big Brother VIP’?”.

Në fotografinë e këtij artikulli janë shfaqur portretet e pesë kandidatëve nga spektakli televiziv (reality show) Big Brother Vip Albania.

Në përmbajtje të këtij artikulli nuk shfaqet asnjë opsion për të votuar, siç pretendohet rrejshëm me anë të titullit, por paraqiten vetëm emrat e pesë kandidatëve.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “sot-news.com”:

http://sot-news.com/?p=29203&fbclid=IwAR1y8iEMmml68O7SlRg55GiZtVvKVXHjkvjGv4NLViBIlsNScruI_mqaAMI


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit dhe mediave sociale, hibrid.info ka vërtetuar se mundësitë që publiku të votojë për personat e favorizuar në këtë spektakël televiziv, janë përmes mesazheve (sms) nga telefoni, si dhe aplikacionit “my Vodafone”. Ndërsa për personat që gjenden jashtë Shqipërisë mund të votohet në linkun www.voto.top-channel.tv. (shih këtu)

Në faqen zyrtare të Big Brother Vip Albania në Instagram, të dielën (16 prill) është publikuar një postim që tregon mundësitë për të votuar për njërin nga pesë kandidatët. (shih fotografinë më poshtë)

Gjithashtu, për këta kandidatë nuk është mundësia për të votuar “kë doni të largoni”, siç pretendohet rrejshëm nga portali i dyshimtë. Këtë herë produksioni ka vendosur që të votohet se “kë doni të shpëtoni”.


Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Luiz Ejlli”, e cila në këtë postim ka arritur të grumbullojë numër të madh të komenteve e reagimeve. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “sot-news.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se në përmbajtje gjendet mundësia për të votuar për të nominuarit e spektaklit televiziv “Big Brother Vip Albania”.

Në përmbajtje nuk ofrohet asnjë mundësi që publiku të votojë për personat e favorizuar, por janë paraqitur vetëm emrat e pesë kandidatëve.

Gjithashtu, bazuar në hulumtimin e kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se mundësitë që publiku të votojë për personat e favorizuar në këtë spektakël televiziv, janë përmes mesazheve (sms) nga telefoni, si dhe aplikacionit “my Vodafone”. Ndërsa për personat jashtë Shqipërisë mund të votohet në linkun www.voto.top-channel.tv.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere