Të fundit | Ambasada e SHBA-së nuk u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të mo… Të fundit | Rishikimi i javës: Përmbajtje manipuluese për zhvillimet në Kosovë, lajm të… Të fundit | Nga “do të lirohet” te “dënim i rëndë”: narrativat e Vuçiqit për procesin g… Të fundit | Dhjetë burime që hedhin poshtë teoritë konspirative për 11 Shtatorin Të fundit | Vazhdon narrativa ruso-serbe për “spastrim etnik” të serbëve nga Kosova Të fundit | Mihali nuk ka bërë krahasimin mes Listës Serbe dhe nënkryetarëve të PDK-së… Të fundit | Kur temat sociale bëhen karrem për klikime Të fundit | Mbishkrimet nuk e tregojnë se vendimi për këto shtesa është marrë në Greqi Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë…
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka ulje të çmimit të naftës

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Pronews20.com” sot (9 shtator) ka publikuar një artikull me titull “Bie çmimi i naftës në Kosovë – kaq kushton 1L”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull është i datës 8 shtator. Në fakt, njoftimi për lirimin e naftës është bërë më 7 shtator nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), pra është 2 ditë i vjetër. Ndërsa, disa media e kanë publikuar atë më 8 shtator, një ditë më pas.

Mirëpo, ky portal i dyshimtë, të njëjtin artikull e ka publikuar dy ditë me vonesë (9 shtator) duke bërë të duket si një zhvillim aktual me pretendimin se bie çmimi i naftës në Kosovë.

Nga hulumtimi i kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se dje (8 shtator) dhe sot (9 shtator) çmimi i derivateve ka mbetur i njëjtë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “Pronews20.com”:

https://pronews20.com/archives/266?fbclid=IwAR1fAAb74_DRWai6MGRTAzSoK5iGFrI-VrqNWsj9dG9n9PxDHs8xW6fdNg0

Ky artikull është publikuar sot (9 shtator) edhe në Facebook nga faqja “Post Lajme”, e cila numëron mbi 16 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë këtë artikull të publikuar më 8 shtator nga portali “GazetaBlic.com”. (shih këtu)


Për ta qartësuar edhe më shumë faktin se sot (9 shtator) nuk ka zbritje të çmimit të naftës, hibrid.info sjell njoftimin e MINT të datës 8 shtator dhe 9 shtator, ku shihet se çmimet e naftës, benzinit dhe gazit kanë mbetur të njëjta. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “Pronews20.com” ka publikuar sot (9 shtator) një artikull të datës 8 shtator që flet për lirimin e naftës për 1 cent krahasim me një ditë më herët (7 shtator).

Mirëpo, pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka gjetur se ky artikull është i vjetër dhe në njoftimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë të publikuar më 9 shtator shihet se çmimet nuk kanë ndryshuar me ato të datës 8 shtator.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere