Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Agjencia ruse Sputnik publikon lajm me titull të sajuar për aksionin në veri të Mitrovicës

HIBRID

Agjencia informative ruse “Sputnik”, versioni në gjuhën serbe, më 19 nëntor ka publikuar një lajm me një titull tendencioz përmes së cilit pretendohet se “Prishtina zyrtare, nuk po u lejon barna serbëve në veri të Kosovës”.

Në këtë artikull me titull “Goditje e re e Prishtinës: Serbëve nuk u jepet ilaç”, përshkruhet një aksion i pjesëtarëve të Policisë dhe Doganave të Kosovës në veri të Mitrovicës të iniciuar nga Ministria e Shëndetësisë, për t’i kontrolluar barnatoret që mbajnë barna me banderola të Serbisë, gjë që nuk përputhet me atë që pretendohet në titull.

Në fakt në këtë artikull kontrollin për t’i sekuestruar këto barna që shiten ilegalisht brenda territorit të Kosovës, autori ka dashur ta paraqes si sulm politik.

Pjesë të artikullit të “Sputnik.rs” të përkthyer në shqip:

Goditje e re e Prishtinës: Serbëve nuk u jepet ilaç

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, në bashkëpunim me Doganat dhe Policinë e Kosovës, bastisën sot një barnatore në Veri të Mitrovicës, me qëllim që të sekuestrojnë barna që nuk janë të regjistruara në sistemin shëndetësor të Kosovës.

“Problemi është se mjekët tanë punojnë sipas sistemit serb, që do të thotë se mjekët përshkruajnë ilaçe që janë të regjistruara në sistemin serb. Nëse merrni një barnatore mesatare në Mitrovicën e Veriut, më shumë se 80 përqind e barnave nuk janë të regjistruara në sistemin e Kosovës dhe Metohisë, dhe ata tani kanë ardhur për të kapur ato barna. Dhe në mes të kësaj pandemie. Në të njëjtën kohë, ata nuk vishnin vetë pajisje mbrojtëse dhe pesëmbëdhjetë prej tyre hynë brenda”, tha Laketiq, pronar i një barnatore në veri të Mitrovicës.

Vegëza e artikullit të “Sputnik.rs”:

https://rs-lat.sputniknews.com/vesti/202011191123901116-novi-udar-pristine-srbima-ne-daju-lekove/


Në anën tjetër, zyrtarë të MSH-së saktësisht Inspektoriatit Farmaceutik kanë thënë për mediat kosovare se është bërë fjalë për një inspektim të zakonshëm në barnatoret në veri.

Vegëza e njoftimit të publikuar në disa media:

https://klankosova.tv/cka-ndodhi-ne-inspektimin-e-barnatores-ne-veri-flasin-nga-msh-ja-dhe-policia/

https://kallxo.com/lajm/inspektorati-farmaceutik-kryejne-inspektim-ne-mitrovice-te-veriut-pengohen-nga-banoret/

Analiza:

Versioni Sputnik-ut në gjuhën serbe, shihet se ka vënë një titull të pavërtetë dhe tendencioz, në raport me lajmin që përshkruante ngjarjen. Në bazë të kontrollit të fakteve nga Hibrid.info, vërehet se, titulli i artikullit të kësaj agjencie ruse, përveç që nuk është i vërtetë, ai shihet se bije ndesh edhe me lajmin që përmban i njëjti artikull. Mund të konstatohet se ky artikull i jep kahje tjetër lajmit, përmes shtrembërimit apo hiperbolizimit. Pra, institucionet e Kosovës shihet se nuk kanë pasur për qëllim që t’i lenë serbët e veriut të Kosovës pa barna, ashtu siç aludohet në titull, por vetëm të bëjnë inspektim të rregullt. Për këtë arsye, ky artikull mund të cilësohet si “Manipulim i Fakteve” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:.

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere