Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Në titull nuk sqarohet se ngjarja ka ndodhur në Itali

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Është publikuar një imazh në Facebook me mbishkrimin “Babai e bën për spital vajzën 16 vjeçare pasi e gjen në shtrat me të dashurin”.

Ky postim u publikua nga faqen zyrtare në Facebook të portalit informativ “Kosova-sot.info”, të cilës i është bashkangjitur edhe një vegëz që të dërgon në ueb-faqen e këtij mediumi online.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se mbishkrimi i këtij artikulli është përgjithësues, pasi nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.

Pasi të klikohet në vegëzën e postimit në Facebook, në përmbajtje të artikullit sqarohet se ngjarja ka ndodhur në Itali.

Portali informativ në fjalë është i regjistruar në Kosovë (shih këtu), andaj si i tillë, titulli në fjalë, lë vend për keqinformim te lexuesit duke i bërë ata që të mendojnë se bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në Kosovë.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja e portalit informativ “Kosova-sot.info”:

https://archive.is/a03Rv


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në median italiane “Italy 24 News”. (shih këtu)


Analiza:

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull në Facebook lidhur me një ngjarje të ndodhur në Itali, por që në përshkrim të postimit nuk ka sqaruar se ngjarja ka ndodhur në Itali.

Ndërsa vetëm pasi të klikohet vegëza që të dërgon në ueb-faqen e portalit të lartcekur, në përmbajtje të artikullit sqarohet se ngjarja ka ndodhur në qytetin italian, Palermo.

Ky medium online është portal i cili vepron në Kosovë dhe mosdhënia e informacioneve për vendin e ngjarjes, shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit, se bëhet fjalë për ngjarja të ndodhur në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere