[email protected]
Pretendohet rrejshëm se për mosvendosjen e rripit të sigurisë dënimi është 300 euro
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Banglacontent24.com” sot (26 korrik) ka publikuar një artikull me pretendimin se ka hyrë në fuqi ligji që parasheh dënim me gjobë prej 300 euro për pasagjerët që ulën mbrapa në veturë dhe nuk e vendosin rripin e sigurisë.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info nuk ka arritur të gjejë këtë artikull të publikuar në ndonjë medium kredibil. Pra, duket se lajmi është i sajuar.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “Banglacontent24.com”:

https://banglacontent24.com/sites/ligj-i-ri-kujdes-nga-neser-nese-e-beni-kete-gje-gjate-vozitjes-ju-merret-patente-shoferi-dhe-300-euro-gjoba-4/?fbclid=IwAR1B6DEhRBi9MEbf1WMcdyOb5um_c63mGgN2HXdMTvS8T7huzr5xhP9qMwg
https://banglacontent24.com/sites/ligj-i-ri-kujdes-nga-neser-nese-e-beni-kete-gje-gjate-vozitjes-ju-merret-patente-shoferi-dhe-300-euro-gjoba-4/?fbclid=IwAR1B6DEhRBi9MEbf1WMcdyOb5um_c63mGgN2HXdMTvS8T7huzr5xhP9qMwg

Artikulli është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Prishtina”, e cila në këtë postim ka arritur të grumbullojë numër të madh komentesh, që duket se lexuesit kanë rënë pre e këtij lajmi të rremë. (shih fotografinë më poshtë)


Gjatë kërkimit në rrjete sociale, hibrid.info ka vërtetuar se ky lajm i rremë qarkullon që nga data 6 prill i këtij viti, i publikuar nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “thenews48hr.com” dhe i publikuar në Facebok nga faqja “Gazeta Progresi”. (shih këtu dhe këtu)


Për ta qartësuar edhe më shumë faktin se ky lajm është komplet i sajuar, hibrid.info ka gjetur ligjin për rregullat e trafikut rrugor. Në nenin numër 187 “Përdorimi i rripit të sigurisë” thuhet:

Neni 187

Përdorimi i rripit të sigurisë

1. Në automjetin për udhëtarë dhe në mjetin transportues shoferi dhe të gjithë personat të cilët

gjenden në mjet duhet t’i përdorin rripat e sigurisë, siç e parasheh prodhuesi i atij automjeti.

2. Nëse personi i mitur i cili transportohet në mjet nuk e përdor rripin e sigurisë, përgjegjësia

bie mbi shoferin e mjetit, ndërsa nëse personi i moshës madhore nuk e përdor rripin e sigurisë,

përgjegjësinë për këtë e mban vetë personi.

3. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej dyzet (40) eurosh, shoferi i cili bart persona të mitur,

respektivisht personi i moshës madhore, i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij neni.


Analiza:

Portali i dyshimtë “Banglacontent24.com” ka publikuar një lajm komplet të fabrikuar, me pretendimin se ka hyrë ligji i ri në fuqi që parasheh dënim me gjobë prej 300 euro për pasagjerët që ulën mbrapa në veturë dhe nuk e vendosin rripin e sigurisë.

Mirëpo, pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull është i rremë, pasi i njëjti nuk është gjetur i publikuar në asnjë medium kredibil.

Gjithashtu, në ligjin për rregullat e trafikut thuhet se personat që nuk vendosin rripin e sigurisë, dënohen me gjobë prej 40 euro.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others