[email protected]
Pretendimi se “non-paper” për dialogun është përgatitur nga Franca dhe Gjermania, mohohet nga këta të fundit
shape
shape
shape

Mediumi kosovar “koha.net” ka publikuar një dokument të quajtur si “non-paper”, i cili parasheh një skenar dhe epilog të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në artikullin e publikuar dje në mbrëmje (26 prill) nga “koha.net” me titull “Ekskluzive, Kosova dhe Serbia do t’ia njohin integritetin territorial dhe sovranitetin njëra-tjetrës” është paraqitur dokumenti i përfolur, autenticiteti i të cilit, nuk është konfirmuar nga kjo redaksi.

Pjesë të artikullit të botuar në koha.net:

Në Kosovë do të krijohej një “distrikt autonom i Kosovës së veriut” sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës. Kisha Ortodokse Serbe do të këtë “status të privilegjuar”, ndërsa Serbia, pas ratifikimit të Marrëveshjes ligjërisht obliguese, obligohet se “nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe rajonale”.

Vegëza e artikullit të botuar në koha.net:

https://www.koha.net/arberi/268451/ekskluzive-kosova-dhe-serbia-do-tia-njohin-integritetin-territorial-dhe-sovranitetin-njera-tjetres/


Përmbajtja e këtij dokumenti përmend çështje që do të mund të përfshihen në dialog dhe në marrëveshjen finale që, siç pretendohet, do të arrihet deri në shkurt të vitit 2022. Në këtë artikull shkruan se ky dokument u ka ardhur në redaksi, duke mos e treguar burimin por as formën e pranimit (postë apo email). Të vetmin konfirmim që e kanë përmendur në artikull janë disa diplomatë ndërkombëtarë, të cilët nuk e kanë pranuar autorësinë, por vetëm kanë konfirmuar se:

“pikat e përmendura në dokument, janë në përputhje me atë që pritet të diskutohet”.

Mirëpo, pothuajse gjithçka që pretendohet në këtë raport, ndërlidhet me çështje që janë trajtuar e zbatuar më parë nga raundet e mëhershme të dialogut Kosovë-Serbi, siç është marrëveshja për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë (kliko këtu), ashtu edhe zotimi për mbrojtjen e objekteve fetare ortodokse serbe në Kosovë, i bërë përmes planit të Ahtisaarit, i konvertuar në Ligjin për Zonat e Veçanta tё Mbrojtura (kliko këtu).


Lidhur me këtë dokument (non-paper) ka reaguar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, shtet ky i cili përmendet në artikull si palë hartuese e këtij dokumenti, duke e mohuar autorësinë gjermane të këtij dokumenti.

Vegëza e reagimit të ambasadorit gjerman – Jorn Rohde në Twitter:


Analiza:

Artikulli i publikuar në “koha.net” që përmban një dokument (non-paper), përmes së cilit pretendohet se Gjermania dhe Franca kanë hartuar një strategji dhe plan të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, nuk përmban argumente të mjaftueshme që dëshmojnë vërtetësinë. Gjithashtu, i njëjti dokument është mohuar nga ambasadori i njërit nga shtetet e përfolura si autore (Gjermanisë), duke e quajtur këtë si lajm të rremë. Duke qenë se ky dokument është cilësuar si “non-paper” diplomatik (dokument jo formal mes disa qeverive që nuk përmban asnjë regjistrim / kliko këtu), vërtetësia e të cilit është vështirë e verifikueshme, hibrid.info e vlerëson këtë artikull të koha.net si një “Përmbajtje të Pa verifikuar”.  


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others