Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Në titull nuk sqarohet se ulja e çmimit të peletit dhe drurit ka ndodhur në Serbi

HIBRID

Portali i dyshimtë me emrin “AtdheuLajm” ka publikuar sot (22 janar) një artikull, në titullin e të cilit pretendohet rënia e çmimit të drurit dhe peletit.

Pas verifikimit nga hibrid.info, në përmbajtjen e këtij artikulli kuptohet se bëhet fjalë për zhvillime në shtetin serb.

Marrë parasysh faktin që ky portal është në gjuhën shqipe, mos-qartësimi i vendit të lajmit, e bën titullin e artikullit përgjithësues. 


Vegëza artikullit të publikuar nga portali “AtdheuLajm”:

https://atdheulajm.com/2024/bie-cmimi-i-drurit-dhe-peletit-ne-vendet-fqinje/01/?fbclid=IwAR2LLGwZzFBgtxYSX_IVa2MIv-JVmz4ChD3sPlt2otKtFcoegte4wJ2lXGc

Pjesa e artikullit të “AtdheuLajm”, që tregon se lajmi bën fjalë për Serbinë:

Sipas portalit Faktor që transmeton mediat serbe, në Serbi më 15 janar janë vërejtur uljet e para të çmimit të druve të zjarrit në disa depo në Beograd dhe në Serbinë qendrore. Ulja e çmimeve është simbolike rreth 200 dinarë për metër katror, ​​por janë vërejtur edhe dy depo ku është ulur çmimi i peletit.


Duke parë faktin që artikulli i “AtdheuLajm” i referohet portalit me emrin “Faktor.mk”, në Maqedoninë e Veriut, hibrid.info ka hulumtuar dhe verifikuar për artikullin nga ky portal që transmeton mediat serbe (shih këtu).

Hibrid.info ka vërtetuar se edhe ky artikull e qartëson se bëhet fjalë për uljen e çmimit të drurit dhe peletit në Serbi.

Titulli i përkthyer i këtij artikulli thotë: “BIE ÇMIMI I DRURIT DHE PELETIT NË VENDET FQINJE: Ja çfarë mund të presim deri në fund të dimrit”.

Për ta vërtetuar edhe më shumë se bëhet fjalë për zhvillim të ndodhur në Serbi, hibrid.info ka hulumtuar për artikullin real, të publikuar (20 janar) nga televizioni shtetëror serb, RTS, prej të cilit janë marr të dhënat e paraqitura nga “Faktor.mk” (shih këtu).

Në bazë të gjetjeve është kuptuar se edhe ky artikull po ashtu, e konfirmon se kemi të bëjmë me zhvillime që prekin shtetin serb.

Ndërsa në hulumtimet e hibrid.info, mbi indeksin e çmimeve për energjinë elektrike gaz dhe lëndë djegëse te tjera, sipas të dhënave të verifikuara për muajin dhjetor, në Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK), tregohet se ka ngritje të çmimit për këto produkte në krahasim më periudhën e njëjtë të vitit 2022 (shih këtu).


I njëjti artikull është shpërndarë edhe në median sociale Facebook nga faqet “Atdheu Lajm” dhe “Lajmi Fundit“.

Analiza:

Një portal i dyshimtë ka publikuar një artikull, në titullin e të cilit pretendohet për rënien e çmimit të drurit dhe peletit, pa specifikuar se për cilin vend bëhet fjalë.

Vend-ndodhja e zhvillimeve të tilla bëhet e qartë vetëm në përmbajtje të artikullit, gjë e cila bën që titulli i këtij artikulli të vlerësohet si përgjithësues, edhe për faktin që mediumi në fjalë i drejtohet audiencës shqip-folëse.

Pas verifikimit nga hibrid.info është bërë e qartë se lajmi tregon për zhvillime në Serbi dhe po ashtu hibrid.info ka ofruar edhe të dhëna rreth çmimeve për lëndët djegëse në Kosovë, të cilat nuk përputhen me ato në Serbi.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere