Të fundit | Titulli nuk e tregon se tenderi përfshin edhe institucione që nuk janë pjes… Të fundit | Narrativat për projektin turistik të Kushnerit në Shqipëri Të fundit | Grenell nuk tha se “në shtator do të ketë zgjedhje pas kthimit të Thaçit” Të fundit | Pretendohet rrejshëm se u realizua një sondazh për pëlqyeshmërinë e partive… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se ministri i Jashtëm turk reagoi ndaj Vuçiqit për hap… Të fundit | Projektligji për shqiptarët në Serbi nuk është miratuar ende nga Kongresi a… Të fundit | Titulli nuk sqaron se bëhet fjalë për përfituesit që nuk plotësojnë kritere… Të fundit | Si po përdoret figura e Rifat Jasharit për të prodhuar keqinformata Të fundit | Një deklaratë e sajuar paraqitet si e Kurtit Të fundit | Rishikimi i javës: Fotografi e manipuluar me IA që paraqiste rrejshëm Llugi…
[ ARTIKULLI ]

Nuk është arrestuar personi që goditi me veturë dy burra në Prishtinë

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook e emisionit që i kushtohet botës së automobilizmit “DriveZone”, ka publikuar sot një postim me mbishrkimin “Arrestohet 30-vjeçari që goditi me veturë dy burra në Prishtinë”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se një pretendim i tillë nuk qëndron.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info nuk ka gjetur asnjë medium online që ka raportuar për arrestimin e personit që ditë më parë goditi me veturë dy burra në Prishtinë. (shih këtu)

Përveç në media, raportim për arrestimin e tij nuk ka as në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës. (shih këtu)


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “DriveZone”:

https://archive.is/hO5jM


Lidhur me këtë rast, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë për KALLXO.com se dyshohet që vetura është me targa të huaja dhe se policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale – vrasja në tentative. (shih këtu)

“Aktualisht Policia ka ngritur dyshimet për një veturë të dyshuar me targa të huaja, ndërkaq po vijon puna policore për identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarit kryesor. Menjëherë pas marrjes së informatës Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur për dy persona të lënduar të cilët kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ndërlidhur me ngjarjen me autorizimin e prokurorit të shtetit, policia  ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale – vrasja në tentativë”, ka thënë Borovci për Kallxo.com.


Analiza:

Faqja “DriveZone” në Facebook ka publikuar një postim me pretendimin e rremë se është arrestuar një person që goditi me veturë dy burra në Prishtinë.

Ky lajm nuk është gjetur i publikuar në asnjë medium, por edhe për arrestimin e tij nuk ka njoftim nga Policia e Kosovës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere