Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

ATK demanton Zemajn

HIBRID

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar ditë më parë se mbikëqyrja e çmimeve të laboratorëve bëhet nga Agjencia Kosovare e Konkurrencës (AKK) dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).

Përgjigjja e Zemajt erdhi pas shqetësimit të ngritur nga mediat dhe opinioni se disa laboratorë privatë po ofrojnë testimet për Covid-19, me çmime shumë të larta, deri në 200 euro.

Kjo deklaratë e ministrit Zemaj ka nxitur menjëherë reagimin e ATK-së. Në reagimin e këtij institucioni thuhet se “asnjë dispozitë ligjore nuk e obligon dhe nuk i jep të drejtë ATK-së, për të monitoruar procesin e rregullimit të çmimeve të shitjes”. ATK përmes këtij reagimi është përpjekur që të hedhë poshtë pretendimin e Zemajt të bërë gjatë një prononcimi për media, gjatë një vizite të bërë pak ditë më parë në Mjekimin Qendror Intensiv në Qendrën Klinike Universitare.


Deklarata e Zemajt:

“Ne kemi licencuar më shumë se 120 laboratorë. Jemi në proces të licencimit edhe të tjerëve dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Bordi për licencim të gjithë ata që do i plotësojnë kushtet dhe kriteret do të licencohen. Është kompetencë e organeve të tjera, të cilat i mbikëqyrin qoftë Agjencia Kosovare e Konkurrencës, qoftë Administrata Tatimore e Kosovës, por ne e bëjmë punën tonë profesionale dhe kemi krijuar mundësi përte kapaciteteve tona të ketë edhe testime në aspektin e laboratorëve të licencuar privatë”.


Ndërsa, tutje në reagimin e ATK-së thuhet se “se i vetmi organ, i cili ka bazë ligjore për të monitoruar aplikimin e çmimeve monopoliste, si dhe të zbatimit të konkurrencës së drejt në treg është Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK)”.

Reagimi i ATK-së.

“Duhet theksuar se edhe ATK, në një periudhë të caktuar, me kërkesë dhe autorizim nga ish Ministri i Financave, Besnik Bislimi, kanë monitoruar procesin e ngritjes artificiale të çmimeve tek disa produkte bazike, për zvogëluar panikun e krijuar në atë kohë tek qytetarët, si dhe parandalimin e keqpërdorimit nga ana e një numri të vogël të individëve. Mirëpo, kjo nuk e arsyeton pohimin e ministrit Zemaj, pasi që detyra e ATK-së për ta bërë monitorimin e çmimeve vetëm për një peridhë të caktuar (në fillim të shpërndarjes së pandemisë) dhe kjo ishte jashtë përgjegjësive të përcaktuara me ligjin përkatës”.

Analiza:

Në bazë të analizës së fakteve të kontrolluara, del që deklarata e Zemajt nuk ishte krejtësisht e gabuar, por jo edhe plotësisht e saktë. Por, duke e pasur parasysh se ai është një person i lartë zyrtar dhe mbanë një post, rëndësia e së cilit është rritur edhe më shumë gjatë kohës së pandemisë, hibrid.info ka vendosur që ta trajtojë dhe kategorizojë deklaratën e tij si të pavërtetë “dezinformatë” dhe “demantim”, duke u bazuar edhe në reagimin e ATK-së.


Arsyetimi:

Dezinformata

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Demantimi

Vlerësimi “Demantim” është një vlerësim shtesë, i cili jepet në rastet kur media përcakton se përmbajtja e publikuar është në njërën prej kategorive të mësipërme të vlerësimeve negative, dhe në përputhje me këtë njohuri e mohon atë 1) në përputhje me faktet 2) në mënyrë të dukshme, në përputhje me parimet e botimit të mohimeve.

Media që kanë publikuar përmbajtjen origjinale të kontrolluar, nëse ata kanë publikuar informacione të kontaktit në faqet e tyre, gjithmonë do të kontaktohen për të komentuar pretendime që dëshmojnë të diskutueshme, duke i dhënë secilit prej tyre mundësinë për të korrigjuar gabimet në këtë mënyrë. Në raste të tilla, analiza e publikuar në platformën hibrid.info do të tregojë më tej se përmbajtja e vlerësuar u mohua më pas.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere