Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Në titull nuk sqarohet vendndodhja e ngjarjes

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Kosova-sot.info” sot (1 prill) ka publikuar një artikull me titull “Tronditëse: Nëna 35-vjeçe hidhet nga dritarja bashkë me djalin 5-vjeçar”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli është përgjithësues, që nuk qartëson vendin e ngjarjes. Ndërsa lajmi bëhet i qartë vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në Itali.

Duke ditur se ky portal është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), kjo mund t’i keqinformojë lexuesit se kjo ngjarje ka ndodhur në Kosovë.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

Një 35-vjeçare raportohet se është hedhur nga dritarja e saj bashkë me fëmijën 5 vjeç në krahë në Itali, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gruaja vdiq menjëherë, ndërsa fëmija është në gjendje të rëndë në spital.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/669961/tronditese-nena-35-vjece-hidhet-nga-dritarja-bashke-me-djalin-5-vjecar/?fbclid=IwAR0sUrtcNpP_koQpOno3GNiFYqkUFHQ7efwpnfwdu8QXSzsUtWCqDOtFysQ


Se lajmi nuk ka të bëjë me ngjarje të ndodhur në vendin tonë, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin lidhur me këtë ngjarje, të publikuar nga mediumet italiane si “Ilmessaggero.it” dhe “Repubblica.it”. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull rreth një ngjarje në Itali, ku një nënë ka kërcyer nga dritarja bashkë me djalin e saj 5 vjeçar, por në titull nuk sqarohet se në cilin vend ka ndodhur kjo ngjarje.

Duke e ditur se mediumi në fjalë është i regjistruar në vendin tonë dhe shumica e audiencës së tij, janë shqipfolës nga Kosova, titulli i vendosur në artikull, lë të nënkuptohet se në lajm bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në vendin tonë.

Pas kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere