Të fundit | Imazhet dhe videot e manipuluara që qarkulluan gjatë Botërorit 2026 Të fundit | Rishikimi i javës: Clickbait për rezultatet e AUV për “Vita”; mashtrim me I… Të fundit | Një llogari në TikTok me dhjetëra keqinformata me implikime fetare Të fundit | Pretendime të rreme se Edi Rama ka kërcënuar Kosovën dhe Albin Kurtin Të fundit | Jo projekti zyrtar, fotot e “stadiumit të ri të Kosovës” janë nga një konce… Të fundit | Si mund të dëmtohet reputacioni i një figure publike përmes pretendimeve të… Të fundit | Tituj çorientues mbi analizat e qumështit “Vita” Të fundit | Videoja ku Tërnava premton shërimin e diabetit për 24 orë është e gjeneruar… Të fundit | S’ka marrëveshje për 1 mijë ushtarë izraelitë në veri të Kosovës Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime politike të rreme, narrativa dezinformuese pë…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se Policia ka tentuar t’i shkel protestuesit serb ne Zveçan, i pabazë

FESTIM RIZANAJ

Disa mediume në gjuhën serbe kanë publikuar një artikull sot (6 qershor) me pretendimin se njësitë speciale të Policisë së Kosovës (PK) kanë provokuar protestuesit në Zveçan, duke tentuar t’i shkelin.

Artikulli mbanë titullin “PROVOKIM I RI NGA FORCAT SPECIALE TERRORISTE TË KURTIT! Shqiptarët deshën t’i shkelin serbët në Zveçan”.

Pas verifikimi të fakteve është gjetur PK nuk ka tentuar t’i shkelur serbët, pjesëmarrës në protestë.

Vegëza e artikujve të publikuar në disa media në gjuhën serbe:

https://informer.rs/vesti/politika/800344/kim-aljbin-kurti-specijalci

https://pink.rs/politika/509497/nova-provokacija-specijalaca-teroriste-aljbina-kurtija-siptari-hteli-da-gaze-srbe-u-zvecanu

Pjesë të artikujve të publikuar në disa media në gjuhën serbe:

Pjesëtarët e të ashtuquajturës “Policia e Kosovës” dje sërish provokuan dhe shqetësonin serbët e mbledhur në Zveçan, kur me veturën e policisë dolën në rrugën ku serbët po protestonin paqësisht. Vetëm me fat u shmang një tragjedi e madhe.


Përkundër faktit që në artikull thuhet se Policia e Kosovës ka ardhur pranë ndërtesës së komunës së Zveçanit për t’i sjellë ushqim pjesëtarëve të Policisë që gjenden aty, mediumet në fjalë, këtë e kanë interpretuar si tentim për t’i shkelur protestuesit serbë.

Pra, pretendimi se PK, ka dashur që t’i shkel serbët protestues në Zveçan duke i provokuar ata është një interpretim i pa bazuar në fakte. (këtu)

Në pamjet e filmuara nga mediat shihen pjesëtar policor duke ia dorëzuar një pako me ushqim kolegëve të tyre që gjenden pranë ndërtesës së Komunës. Po ashtu, vërehet momenti kur një policë i kërkonte pjesëtarit të Listës Serbe, Goran Rakiq që të krijohet hapësirë për të lëvizur me makinë dhe duke i thënë se nuk do provokime. (këtu)

Nga pamjet shihet që qytetarët nuk kanë lejuar që vetura të largohet nga vendi dhe nga rrethoja mbrojtëse e ngritur nga pjesëtarët e KFOR-it. Gjithashtu, në këto pamje shihet se si, pas disa minutash, forcat ndërkombëtare kanë lejuar që vetura e policisë të lëvizë drejt objektit të komunës. (këtu, këtu)


Analiza:

Pretendimi se Policia e Kosovës, ka dashur që t’i shkel serbët protestues në Zveçan duke i provokuar ata është një interpretim i pa bazuar në fakte.

Pamjet e publikuara në media për rastin tregojnë se Policia e Kosovës i ka sjellë ushqim pjesëtarëve tjerë të Policisë që gjenden pranë objektit të komunës së Zveçanit dhe se nuk kanë provokuar apo dashur të shkelin serbët.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere